Kredia për aparate elektrike
Keni nevojë për kredi për të blerë një pajisje të re elektrike, pa kalkulime, pikë dhe kartela, menjëherë? Mos u brengosni! Këtu është Tigo!
Kredi pa qëllim deri në 200,000 denarë
Për blerjen e pajisjeve elektrike që ju nevojiten aq shumë
E thjeshtë, e shpejtë dhe efikase
Pagesa e kredisë për disa minuta dhe blerja e pajisjes madje në të njëjtën ditë!
Mundësia e shlyerjes në pagesa të shumëfishta
Ndajeni shlyerjen në 3, 6, 12, 18 ose 24 pagesa të vogla mujore!
Erdhi koha për të tretën herë të thirrni mjeshtrin e makinës për larje, shporetit apo bojlerit dhe ju e keni kuptuar se më shumë para keni dhënë për rehabilitimin e pajisjes elektrike, se sa që kushton blerja e një të reje.
Pothuajse secili prej nesh është përballur me një situatë të tillë, por për arsye të ndryshme, kryesisht financiare, nuk ka ardhur “momenti i duhur” për të investuar në blerjen e një pajisjeje të re. Por, siç themi gjithmonë ne – për gjithçka ka zgjidhje, për këtë problem emri i tij është Kredia e Shpejtë!
Blerja e pajisjeve elektrike, kryesisht ato të cilët kushtojnë me një çmim pak më të lartë, për dikë paraqesin një shtesë barrë, nëse papritmas është e nevojshme një shumë më e lartë e parave dhe nga ana tjetër blerja e pikërisht kësaj pajisjeje është urgjente në shtëpi.
Prandaj, kreditë e shpejta përfaqësojnë një zgjidhje të shkëlqyer me të cilat në një mënyrë shumë të shpejtë, do të mund t’i keni paratë e domosdoshme për blerjen e pajisjes, madje në të njëjtën ditë dhe në këtë mënyrë, nuk do të përballeni me vështirësi, procedura burokratike, pritje dhe dokumente.
Ju thjesht i merrni mjetet në të holla të gatshme ose në llogarinë Tuaj, dhe jini të lirë për të blerë produktin nga cilido dyqan që dëshironi, kur të dëshironi dhe si të dëshironi.
Dëshmi nga klientët e kënaqur
Iskra I.
Tashmë një kohë të gjatë kohë jam duke u përgatitur për të blerë një shporet të ri, për shkak se atë që kisha e kam çuar në riparim katër herë. Dhe çdo herë, problemi ishte i ndryshëm dhe kuptova se deri më tani kam shpenzuar më shumë se 15,000 denarë, shumë shqetësime dhe çdo herë me frikë se diçka e re do të dalë për riparim. Një ditë, kam vënë re një çmim promovues për një shporet pikërisht ashtu siç e dua unë dhe e kuptova se “udhëtimi” im duhet të përfundojë. Të jem e sinqertë, unë nuk hezitova shumë, dhe menjëherë aplikova tek ju në Tigo. Paratë i kisha në llogari vetëm për disa minuta, dhe tashmë të njëjtën ditë u ktheva në shtëpi me një shporet të ri. Faleminderit që ekzistoni!
Grozdanka D.
Kohët e fundit u vendosëm në një banesë të re, dhe për shkak të shpenzimeve të shumta që kemi pasur në atë kohë, unë nuk kisha mjetet financiare për të blerë teknikë të bardhë dhe për të pajisur deri në fund dhomën e pritjes dhe kuzhinës. Nuk bëhej fjalë për kush e di se çfarë shume, rreth 40.000 denarë, por me të vërtetë nuk kisha ku t’i gjej në këtë moment. Por, prandaj ju në Tigo sërish ma shtritë dorën dhe më ndihmuat që edhe njëherë t’i siguroj mjetet e nevojshme financiare.
Luljeta Z.
Në të njëjtën ditë më janë prishur 3 pajisje shtëpiake pa të cilat nuk mund ta imagjinoj jetën e përditshme. Ishte, normalisht, fundi i muajit dhe unë do të merrja pagën time në mes të muajit tjetër. Realisht, nuk do të mund të përballoja një shpenzim të tillë përnjëherë dhe me siguri do të duhej për të blerë nga një në muaj, nëse jo edhe më gjatë. E dija se ishte koha për t’u drejtuar përsëri në Filialin e Tigos në lagjen time, sepse unë e di se aty për 10 minuta do t’i kem paratë me vete dhe do të mund të vazhdoj deri tek dyqani dhe menjëherë t’i blej pajisjet që më duhen.