Rregullat e lojës shpërblyese - Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin!
Bazuar në Vendimin e datës 12.05.2021 e Shoqatës Financiare TIGO FAJNANS SHPKNJP, me seli në Rrugën “Aminta i Tretë” nr.37/1/kati 1 - dp 002 dhe 001 Shkup, me NUAS 7229712, përfaqësuar nga Filip Dimitrovski, certifikuar nën numrin arkivor 03-668/1 të datës 12.05.2021 për organizimin e lojës shpërblyese të titulluar “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin!”, Udhëheqësi i Shoqatës në datën 12.05.2021, ka miratuar sa vijon:
RREGULLAT E LOJËS SHPËRBLYESE
“Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin!”
Neni 1: Organizatori dhe emri i lojës shpërblyese
TIGO FAJNANS SHPKNJP Shkup, NUAS 7229712, me NUT 4080017568459 me seli në Rr. “Aminta i Tretë” Nr.37/1/kati 1-dp 002 dhe 001 Shkup ( në tekstin e mëtejmë: Organizatori) organizon lojë shpërblyese me titull “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin!”.
Neni 2: Qëllimi i lojës shpërblyese
Qëllimi i lojës shpërblyese të organizuar nga TIGO FAJNANS SHPKNJP Shkup është reklamimi i shërbimeve të ofruara nga Organizatori, përfshirë kreditë konsumatore.
Neni 3: Kohëzgjatja e lojës shpërblyese
Loja shpërblyese do të mbahet në periudhën nga 03.06.2021 deri më 31.07.2021.
Neni 4: Rregullat e pjesëmarrjes
Të drejtën për të marrë pjesë në lojën shpërblyese e kanë të gjithë klientët e Organizatorit të cilët në periudhën prej datës 03.06.2021 deri më 31.07.2021 do të lidhin Marrëveshje të limitit kreditor ose një aneks të Marrëveshjes ekzistuese të limitit kreditor me Organizatorin dhe të cilët kanë kërkuar dhe të cilëve do t’ju miratohet pagesa e një Shume të caktuar të kredisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për kredi me shlyerje të njëhershme ose të shumëfishtë, në kuadër të limitit të miratuar kreditor.
Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese nuk e kanë personat e punësuar te Organizatori, si dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë.
Personat nën 20 vjeç nuk mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese, sipas rregullave të brendshme të Organizatorit.
Çdo shumë prej 3.000,00 denarë e Shumës së kredisë për të cilën klienti ka lidhur Marrëveshje të limitit kreditor dhe/ ose një aneks të Marrëveshjes ekzistuese, përfaqëson “1 (një) kupon”. Pjesëmarrësi/klienti merr pjesë në lojën shpërblyese në përpjesëtim me numrin e kuponëve që i ka marrë në përputhje me Shumën e kredisë që i është miratuar dhe paguar.
Duke nënshkruar Marrëveshjen e limitit kreditor dhe/ose aneksin, konsiderohet se klienti pajtohet për të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe njëkohësisht konsiderohet se Pjesëmarrësi/klienti pajtohet që të marrë material promovues dhe reklamues nga Organizatori.
Neni 5: Territori në të cilin organizohet loja shpërblyese
Loja shpërblyese do të organizohet vetëm në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore.
Neni 6: Fondi i Shpërblimit
Organizatori jep 10 (dhjetë) shpërblime si:
- 1 (një ) Iphone 12 në vlerë prej 51.500,00 denarë; - 2 ( dy ) kompjuterë portativë (laptopë), modeli Notebook Asus VivoBook R564JA Ryzen 7 në vlerë prej 77.036, 00 denarë; - 3 (tre) skuterë elektrikë, modeli HAMACHI ET 800 në vlerë prej 97.500,00 denarë ; - 4 ( katër ) orë smart, modeli Huawei SmartWatch GT 2e me vlerë 33.134, 4 denarë.
Vlera totale e fondit të shpërblimeve është 259.170,04 denarë (përfshirë TVSH-në).
FONDI I SHPËRBLIMIT |
|||||
Numri rendor |
Lloji i shpërblimit |
Sasia |
Çmimi i njësisë në denarë |
TVSH |
Çmimi total në denarë me TVSH |
1. |
I phone 12 |
1 |
43.664,07 |
18% |
51,500.00 |
2. |
Laptop kompjuter |
2 |
36.684,00 |
5 % |
77.036, 00 |
3. |
Skuter elektrik |
3 |
27.542,00 |
18% |
97.500.00 |
4. |
Orë smart |
4 |
7. 020, 00 |
18% |
33.134,4 |
Gjithsej |
259.170,04 denarë |
Neni 7: Procedura për organizimin e lojës shpërblyese dhe tërheqja e shortit të fituesve
Pjesëmarrës në lojën shpërblyese janë të gjithë klientët të cilët në periudhën nga data 03.06.2021 deri më datën 31.07.2021 do të lidhin Marrëveshje të limitit kreditor ose një aneks të Marrëveshjes ekzistuese të limitit kreditor me Organizatorin dhe të cilët kanë kërkuar dhe të cilëve u është miratuar pagesa e një Shume të caktuar të kredisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një kredi me shlyerje të njëhershme ose të shumëfishtë, brenda limitit të kredisë të miratuar.
Tërheqja e shortit të fituesve do të kryhet më 04 gusht të vitit 2021 në ora 12 në selinë e Organizatorit në Rr. “Aminta i Tretë” nr. 37/1/kati 1–dp 002 dhe 001 Shkup dhe kjo automatikisht nga baza e të dhënave të pjesëmarrësve në lojën shpërblyese të cilën e udhëheq Organizatori, në prani të një komisioni të formuar nga Organizatori. Tërheqja e shortit të fituesve do të emitohet drejtpërdrejt në profilin e Fejsbukut të Organizatorit. Për çdo shpërblim, Organizatori do të tërheqë një fitues kryesor dhe një fitues shtesë. Fituesi shtesë do të ketë të drejtë për të marrë shpërblimin përkatës vetëm nëse fituesi kryesor për ndonjë arsye nuk e merr ose refuzon për ta marrë shpërblimin.
Neni 8: Shpallja e rezultateve dhe dhënia e shpërblimeve
Rezultatet e lojës shpërblyese do të shpallen publikisht në ueb-faqen e Organizatorit www.tigo.mk, brenda 3 ditëve nga dita e tërheqjes së shpërblimeve.
Fituesit e shpërblimeve mund të marrin shpërblimet në selinë e Organizatorit në Rr. “Aminta i Tretë” 37/1/1 dp 002 dhe 001 Shkup-Qendër çdo ditë pune nga e hëna deri të premten në periudhën nga data 09.08.2021 deri në 13.08.2021, nga ora 10:00 deri në orën 15:00. Gjatë marrjes së shpërblimeve, fituesit janë të obliguar për t’ia dhënë të dhënat e tyre personale përfaqësuesit të Organizatorit dhe për të vënë në dispozicion një letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm, si dhe të nënshkruajnë një vërtetim për pranimin e shpërblimit.
Në qoftë se fituesit nuk i marrin shpërblimet brenda afatit të caktuar ose refuzojnë të marrin shpërblimet për çdolloj arsye, do të konsiderohet se ata kanë hequr dorë nga shpërblimi. Në këtë rast, Organizatori do t’ia japë shpërblimin konkret çdo fituesi përkatës shtesë në përputhje me nenin 7 paragrafi 2 të këtyre Rregullave.
Fituesit e shpërblimeve ia japin pëlqimin dhe të drejtën Organizatorit ose agjencisë të cilën Organizatori e ka angazhuar, me qëllim të promovimit të lojës shpërblyese dhe promovimit të Organizatorit, që të mund të përdorë të dhënat personale të fituesve: emrin dhe mbiemrin, fotografinë, si dhe materialin audio dhe video, pa të drejtë kompensimi dhe pa kufizim kohor dhe territorial ose kufizim të numrit të përdorimit. Duke marrë pjesë në lojën shpërblyese, pjesëmarrësit veçanërisht, por pa kufizime, pajtohen që ata të fotografohen me rastin e marrjes së shpërblimeve, si dhe fotoja e tyre të publikohet nga ana e Organizatorit ose agjencisë të cilën Organizatori e ka angazhuar për promovim dhe marketing të mëtejshëm në çdo formë dhe në cilindo medium, duke përfshirë dhe publikimin në cilindo rrjet social.
Neni 9: Refuzimi për të marrë pjesë në lojën shpërblyese
Çdo klient automatikisht fiton të drejtën e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese. Në rast se një klient dëshiron të përjashtohet nga pjesëmarrja në lojën shpërblyese, ka të drejtë ta bëjë këtë duke nënshkruar një formular. Klienti ka të drejtë të paraqesë këtë formular jo më vonë se 7 ditë para datës së specifikuar në nenin 7 të kësaj Rregulloreje.
Neni 10: E drejta për t’u ankuar
Pjesëmarrësit e pakënaqur kanë të drejtë të paraqesin një ankesë në lidhje me rrjedhën e lojës shpërblyese te Organizatori brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultateve dhe Organizatori do t’i përgjigjet ankesës brenda 3 ditësh nga dita pranimit të ankesës.
Neni 11: Publikimi i Rregullave të lojës shpërblyese
Këto Rregulla do të publikohen në faqen e internetit të Organizatorit - www. tigo.mk, para se të fillojë loja shpërblyese, dhe pasi të ketë marrë aprovimin nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Organizator
TIGO FAJNANS SHPKNJP Shkup