10 rregullat themelore të menaxhimit më të lehtë të parave

 

Të qenit i mirë në menaxhimin e të hollave është me rëndësi thelbësore për të mbajtur  një jetë të shëndetshme financiare. Ky është parakusht i rëndësishëm në qoftë se dëshironi të përmirësoni historinë tuaj kreditore ose të dilni nga borxhi. Menaxhimi i të hollave është proces i buxhetimit, kursimit, investimit, shpenzimit dhe monitorimit të kapitalit të një personi.

 

 

“Tigo Fajnans” si kreditor i përgjegjshëm, anëtar i Asociacionit të Shoqatave Financiare dhe si kompani që vepron në drejtim të një kreditimi dhe menaxhimi të arsyeshëm të financave personale, ndan me ju disa rregulla themelore me të cilat do të jeni në gjendje të menaxhoni më lehtë paratë tuaja:

 

  1. Planifikoni të ardhmen, blerjet e mëdha dhe shpenzimet periodike.
  2. Përcaktoni qëllimet financiare. Përcaktoni se cilat janë qëllimet tuaja financiare afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.
  3. Njihni situatën tuaj financiare. Përcaktoni shpenzimet mujore për jetë, shpenzimet periodike dhe pagesat mujore të borxhit.
  4. Zhvilloni një buxhet real. Monitoroni buxhetin tuaj me shumë vëmendje. Vlerësojeni buxhetin tuaj dhe krahasojini shpenzimet reale me të planifikuarat.
  5. Mos lejoni që shpenzimet të tejkalojnë të ardhurat.Shmangni pagimin vetëm të minimumit të kartës suaj të kreditit, provoni të paguani më shumë.
  6. Kursimi është i mirë. Kurseni për shpenzimet periodike, të tilla si kujdesi dhe mirëmbajtja e shtëpisë. Kurseni 10 deri 15 për qind të të ardhurave tuaja neto. Akumuloni nga tri deri gjashtë paga tuaja mujore në fondin e rasteve emergjente.
  7. Paguani faturat në kohë. Mbani një rejting të mirë kredie. Nëse nuk jeni në gjendje të paguani faturat siç jeni rënë dakord, kontaktoni kreditorët tuaj dhe shpjegojuani atyre situatën tuaj.
  8. Përcaktoni dallimin midis nevojave dhe dëshirave. Fillimisht mbani llogari për nevojat tuaja. Paratë duhet të shpenzohen për dëshirat vetëm pasi të jenë përmbushur nevojat.
  9. Përdorni kredinë me mençuri. Përdorni kredi për siguri, rehati dhe blerje të planifikuara. Përcaktoni shumën maksimale që mund t’ia lejoni vetes kur merrni një kredi. Pagesat e kredisë nuk duhet të tejkalojnë 15 deri 20 për qind të të ardhurave tuaja neto. Mos huazoni nga një kredi-dhënës (huadhënës) për të paguar një kredi (borxh) tjetër.
  10. Mbani evidencë për shpenzimet ditore. Monitoroni shpenzimet tuaja ditore që të jeni në gjendje më lehtë të identifikoni shpenzimin e parave dhe se ku duhet të bëni rregullime të caktuara.

 

Këto janë disa hapa të thjeshtë dhe të lehtë që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni më lehtë paratë dhe të kurseni sa më shumë për të ardhmen. Menaxhimi i arsyeshëm i parave dhe buxhetimi i vëmendshëm mund të kontribuojnë në shpërndarjen dhe menaxhimin e duhur të parave tuaja.

 

Shërbimet tona janë në dispozicion për ju onlajn (në internet) ose në ndonjë nga 26-të filialet  tona në 19 qytete anembanë vendit, dhe aplikimi në të dy vendet është në mënyrë të barabartë i shpejtë dhe i thjeshtë – përgjigjja e aplikimit merret për 30 sekonda, dhe pagesa në para të gatshme kryhet për vetëm 10 minuta. Për më tepër, aplikimi i parë është falas, respektivisht kredia e parë deri në 20 mijë denarë është me normë interesi prej 0%.

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

Related articles

Kthehu