5 mënyra si të menaxhoni paratë tuaja në mënyrë racionale
Ndoshta mënyra më e vështirë në procesin e menaxhimit të parave është pikërisht momenti kur ne duhet të fillojmë nga diku. Për fat të keq, shpesh jemi gjetur në një situatë kur pas vetëm disa ditësh të marrjes së pagës, tashmë jemi duke pyetur veten se ku janë paratë e menduara për të gjithë muajin. Për fat, ajo çfarë në të vërtetë ju mungon është një plan i mirë dhe disa shprehi racionale të menaxhimit me paratë tuaja.
Për këtë qëllim, ekipi i TIGO Fajnans përgatiti për ju një udhëzues që përmban 5 truke të thjeshta që bëjnë rezultate të menjëhershme – pa marrë parasysh nëse është fjala për një strategji afatshkurtër ose afatgjatë për racionalizimin e buxhetit tuaj financiar.
- Përcaktoni një afat të menaxhimit të arsyeshëm të parave tuaja
Një nga mënyraт më të mira për të menaxhuar në mënyrë racionale paratë tuaja është të përcaktoni një qëllim. Pra, nëse jeni në një martesë, planifikoni një pushim apo kurseni për fëmijën tuaj - planifikoni se sa të holla do të ju duhen dhe sa kohë do të jetë e nevojshme për këtë.
Qëllimet afatshkurtra: Pushimi, avancë për shlyerjen e borxhit të veturës, qiraja mujore...
Qëllimet afatgjate: Blerja e një shtëpie, kursimi për një fëmijë, pension...
Një këshillë ekstra: Përcaktoni qëllime të vogla afatshkurtra por të arritshme, për blerjen e diçka më të madhe, siç është organizimi i ditëlindjeve apo blerja e dhuratave për ditët festive. Arritja e qëllimeve të vogla - dhe duke shijuar shpërblimin që e keni ruajtur për ju - mund t’ju japë një nxitje psikologjike për të kursyer, në të njëjtën kohë duke forcuar shprehinë tuaj
2. Përcaktoni sa doni të kurseni
Pasi të merrni një vlerësim të saktë për atë se sa keni shpenzuar në nivel mujor , tashmë ju mund të filloni për të organizuar shpenzimet në një buxhet të realizueshëm.. Buxheti Juaj duhet të japë një pasqyrë të asaj se si maten shpenzimet tuaja – për të qenë në gjendje që të planifikoni dhe t’i kufizoni ato. Për më tepër, mos harroni për të futur shpenzimet që ndodhin rregullisht, por jo çdo muaj, siç është servisimi i veturës.
Një këshillë ekstra: Orientojuni drejt kursimeve të 10 deri 15 për qind të të ardhurave të përgjithshme.
3. Përcaktoni prioritetet
Pasi keni përcaktuar shpenzimet dhe të ardhurat, qëllimi juaj (kursimi afatgjatë ose afatshkurtër) do të ketë ndikim më të madh në atë si i ndani (shpërndani) burimet tuaja. Për këtë qëllim, mësoni se si t’u jepni prioritet fondeve të dedikuara për të pasur një ide të qartë se prej ku doni të filloni për të kursyer.
5. Automatizoni shpenzimet
Në këtë kohë të digjitalizuar të jetesës, ndoshta një nga mjetet më të dobishme për kontrollin e fondeve tuaja është përdorimi i aplikacionit celular i cili mund t’ju ndihmojë të qëndroni në hap me shpenzimet tuaja. Aplikacionet për financat personale mund t’ju japin ndihmë për të kategorizuar fushat për të cilat ju keni shpenzuar një sasi të caktuar parash, për të parashikuar pagesat e ardhshme të faturave, për të monitoruar rejtingun tuaj të kredisë, portofolin e investimeve, si dhe shumë opsione të tjera në dispozicion.
Keni nevojë për një ndihmë urgjente financiare? Aplikoni online për kredi të menjëhershme prej 2.000 deri në 80.000 denarë. Kredia e parë është FALAS me 0% interes.
Nëse ju nuk keni mundësi për të kryer në kohë shlyerjen e kredisë, Ju lutemi informohuni në numrin e telefonit 13 700, drejtojuni ndonjë prej filialeve tona, ose hyni në profilin Tuaj të përdoruesit dhe lexoni më shumë në lidhje me opsionin e zgjatjes së afatit për shlyerjen e borxhit.
Për shërbimet tona, ju mund të qaseni online ose në një nga 26 filialet në 19 qytete në të gjithë vendin, dhe aplikimi në të dy vendet është po aq i shpejtë dhe i thjeshtë - përgjigjja për aplikimin merret për 30 sekonda, dhe pagesa në para të gatshme kryhet për vetëm 10 minuta.
Informacioni i përfshirë në këtë blog mund të jetë i vjetëruar dhe informacioni mund të mos jetë i azhuruar.