6 mënyra si të ulim faturën e rrymës elektrike
Kur flasim për mënyrat e uljes së faturave të rrymës elektrike, atëherë flasim për një përdorim racional të pajisjeve dhe aparateve elektrike. Shumica mendojnë se efikasiteti energjetik (ose kursimi) arrihet duke fikur aparatet në shtëpi ose në ambientet e punës. Po, është e saktë se fikja e aparateve siguron kursimin e rrymës elektrike, por në këtë mënyrë ne prishim rehatinë tonë. Termi efikasitet energjetik është model i kursimit të energjisë – por duke arritur të njëjtin nivel të rehatisë.
Kursimi si model duhet të rishikohet në dy aspektet. Njëri aspekt është arritja e nivelit të vetëdijesimit që nënkupton një përdorim të përgjegjshëm të energjisë nga konsumatori dhe ai i përgjigjet pyetjes çfarë mund të bëj unë tash për të ulur faturën në të ardhmen. Aspekti tjetër nga ana tjetër nënkupton planifikim afatgjatë dhe krijim të kushteve të cilat vetvetiu garantojnë një përdorim racional të energjisë – dhe në këtë mënyrë kontribuojmë direkt në uljen e sasisë së shumës së faturave mujore të rrymës elektrike. Ky i dyti përfshin marrëdhënien tonë ndaj planifikimit të një ambienti efikas energjetik (izolimi, ngrohja solare...)
Pa marrë parasysh nëse doni të ulni sasinë e shumës së faturës Suaj mujore të energjisë elektrike në shtëpi ose në vendin e punës, ekzistojnë disa këshilla të lehta që do t’Ju ndihmojnë për ta arritur këtë.
- Zëvendëso llambat e vjetra me llamba të reja kursyese – A e keni ditur se llambat e vjetra përdorin teknologji të vjetër që fare nuk është efikase në aspektin energjetik?! Prandaj, zëvendësojini llambat e vjetra me llamba të reja kursyese led. Çmimi i tyre lëviz nga 4-7 euro për një llambë. Por, gjëra që ne harrojmë në situata të tilla është se përkundër çmimit të lartë të llambave elektrike, ato harxhojnë më pak energji elektrike dhe kanë deri 10 herë jetëgjatësi më të madhe të punës. Për krahasim, do të marrim dy lloje llambash: klasiken prej 100 W dhe llambën kursyese prej 23 W. Supozojmë se të dyja llambat do të ndriçojnë mesatarisht 5 orë në ditë dhe do të vemi një tarifë unike dhe çmimi i asaj tarife do të jetë 3,34 denarë. Llamba klasike sipas këtyre parametrave në vit do të harxhojë rreth 182 kWh, që sipas çmimit prej 3,34 do të kapë shumën 607.88 denarë. Llamba kursyese sipas këtyre parametrave në vit do të harxhojë rreth 42 kWh, që sipas çmimit prej 3,34 do të kapë shumën 140.28 denarë.
- Fike ngrohjen kur dritaret janë të hapura – Pikërisht kështu. Para se të vendosni për të fikur/ndezur pajisjet e ngrohjes në ambientin të cilin doni ta ajrosni, sigurohuni që dritaret janë të mbyllura/të hapura për shkak se në këtë mënyrë pajisjet pa nevojë harxhojnë energjinë elektrike.
- Vendosni një izolim cilësor në shtëpi – Izolimi cilësor në shtëpi është një investim afatgjatë i cili bën pjesë në krijimin e kushteve që vetvetiu garantojnë një përdorim racional të energjisë elektrike. Izolimi cilësor i objektit do të kontribuojë për të harxhuar më pak rrymë elektrike për ftohje gjatë periudhës së verës dhe më pak rrymë elektrike për ngrohje gjatë periudhës së dimrit.
- Blini aparate efikase energjetike – Kur blejmë një pajim të ri për shtëpinë, si frigorifer, makinë për larjen e rrobave ose kondicioner, më së shpeshti udhëhiqemi nga çmimi dhe më pas nga funksionaliteti i pajisjeve. Bile të fundit si kriter të blerjes e kemi harxhimin e energjisë elektrike të pajisjes që duam ta blejmë. Për fat të mirë, prodhuesit në Bashkimin Evropian dita-ditës më shumë po punojnë në zhvillimin e aparateve që do të jenë efikase në aspektin energjetik. Pra, përmes zbatimit të klasave energjetike të shënuara në etiketat e pajisjeve – ata filluan të sjellin “një epokë të re” e cila përveç që do të jetë në drejtim të ngritjes së vetëdijesimit për kursimin e energjisë së gjithmbarshme elektrike të Tokës, gjithashtu do të ketë qëllim kursimin e konsumimit të energjisë elektrike në shtëpitë tona. Pra, shenja “A” do të thotë pajisje më efikase energjetike, shenja “B” do të thotë e shkëlqyer, “C” do të thotë e mirë etj. Domethënë, për aq sa pajisja është më afër A-së, për aq ajo pajisje harxhon më pak energji. Për më tepër, prodhuesit shënojnë edhe 2 klasa të tjera: A+ dhe A++. Ato pajisje që janë shënuar në mënyrë shtesë me “+”, kjo do të thotë se ato kanë një efikasitet të shtuar energjetik – jashtë standardeve të përshkruara për pajisjet dhe aparatet efikase energjetike.
- Ndiqni orët/ditët e rrymës elektrike të lirë – A e keni ditur se shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë bojleri dhe frigoriferi? Prandaj, për të ulur sasinë e shumës së faturës së rrymës elektrike, provoni të ndizni bojlerin në orët që tarifojnë sahatin (matësin) sipas tarifës së lirë. Përveç tarifës së lirë standarde të natës e cila zgjat nga e hëna deri të shtunën nga ora 22:00 deri në ora 07:00, ekziston gjithashtu tarifa ditore e lirë e rrymës elektrike e cila fillon nga ora 14:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune dhe të shtunën. Të dielën nga ana tjetër, tarifa e lirë zgjat gjithë ditën.
- Kërkoni një raport të detajuar të energjisë elektrike në amvisërinë Tuaj - A e keni ditur se ana e pasme e çdo fature përmban të dhënat e harxhimit mesatar ditor të konsumuesit në kilovat-orë dhe në denarë dhe ato janë në dispozicion në secilën faturë pasuese? Për më tepër, në faturën keni gjithashtu shembuj të harxhimit mesatar të aparateve të amvisërisë. Këto informacione mund të përdoren si indikator i shkëlqyer për llogaritjen e potencialit të kursimit të energjisë elektrike në shtëpi dhe ato mund t’Ju ndihmojnë për të kuptuar se cilat pajisje duhet t’i menaxhoni në mënyrë më racionale.
Çfarë duhet të mësojmë nga e gjithë kjo?
Aparatet i fikim vetëm atëherë kur nuk na nevojiten, dhe nëse bëhet fjalë për aparate të teknologjisë së vjetruar, ato i zëvendësojmë me të pajisje të reja, efikase në aspektin energjetik të cilat harxhojnë më pak energji elektrike. Në këtë mënyrë, ne në plan afatgjatë kontribuojmë në uljen e sasisë së shumës së faturave të energjisë elektrike. Gjithashtu, nëse keni pajisje të vjetra elektrike që janë jo efikase në aspektin energjetik, zëvendësojini ato me të reja me shenjën А++ për shkak se në këtë mënyrë do të kontribuoni në uljen e sasisë së shumës së faturës së rrymës elektrike.
Doni të filloni të kurseni, dhe ju mungojnë para për të blerë pajisje të reja, efikase në aspektin energjetik? Në Tigo Fajnans Ju mund të aplikoni për një kredi të shpejtë nga 2.000 deri 80.000 denarë tani, dhe ta ktheni atë me shlyerje (pagesa) të vogla mujore edhe deri në 24 muaj. Për më tepër, kredia e parë deri në 26.000 denarë është me 0% shpenzime, respektivisht sa merrni – aq ktheni! Nuk është i nevojshëm dokumenti për konfirmimin e të ardhurave të rregullta mujore, dhe gjithashtu shpenzimet e paraqitjes së aplikimit janë falas.
APLIKO KËTU ose në ndonjë nga 26 filialet tona anembanë vendit. Për më tepër informacione në lidhje me kreditë tona, lajmërohuni në numrin e telefonit 13 700.
*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.
uar.