Bëhu i ndërgjegjshëm  - apliko për një kredi onlajn!

 

 

Duke ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si Kompani po marrim masa preventive për uljen e rrezikut nga sëmundjet infektive dhe virusi COVID-19 për punonjësit dhe klientët tanë.

online application
Caption

 

 

Në këtë drejtim, Tigo përkujton klientët e tij se për të marrë informacion me interes, në dispozicion kanë kanale të ndryshme të komunikimit, si vijon:

 

  1. Kanalet digjitale të komunikimit të Tigo-s – si ueb-faqja jonë mk dhe faqja e fansave në Fejsbuk.
  2. Përmes Qendrës së Kontaktit në numrin e telefonit 13 700 –me anë të të cilit klientët mund të marrin mbështetjen e nevojshme, aplikacionin për kredi dhe informacion shtesë mbi shërbimet e Tigo-s, që në mënyrë shtesë do të kontribuojë në lehtësimin e udhëzimeve qytetarët të mos dalin në mënyrë të panevojshme në këtë periudhë.

Nëse qytetarët kanë ndonjë nevojë urgjente për të vizituar filialet e Tigo-s, në ambientet tona janë siguruar mjete të dezinfektimit të cilat klientët mund t’i përdorin gjatë vizitës.

 

Pse të aplikoni onlajn?

Ju përkujtojmë se keni mundësinë të aplikoni për një kredi të shpejtë nga 2.000 deri 80.000 denarë në një mënyrë shumë të shpejtë dhe të thjeshtë, nga çdo pajim elektronik (kompjuter, tablet ose telefon celular), në çdo kohë dhe nga çdo vend, me ç’rast nuk është e nevojshme të jini të pranishëm fizikisht në filial, dhe gjithashtu keni opsionin për të marrë mjetet e kërkuara financiare menjëherë në llogari.

Përveç që aplikimi onlajn është një opsion funksional që Ju mundëson të aplikoni për kredi nga rehatia e shtëpisë Suaj, aplikimi onlajn ka përparësi shtesë, siç janë:

 

  • Aplikimi onlajn është i shpejtë;
  • Aplikimi onlajn është i thjeshtë;
  • Aplikimi onlajn Ju jep fleksibilitet;
  • Mund të aplikoni nga kudo, kurdo – 24/7.

 

Si të aplikoni onlajn?

Për të aplikuar për një  kredi onlajn, fillimisht duhet të zgjidhni shumën e dëshiruar të mjeteve financiare, dhe pastaj të vazhdoni të plotësoni fushat e kërkuara. Nga Ju kërkohet vetëm të plotësoni të dhënat përkatëse në fushën përkatëse, siç janë Emri Juaj, Mbiemri, Numri i Identifikimit (NUIQ), dhe numri Juaj i telefonit për kontakt.

Përgjigjen e aplikimit Tuaj për kredi, si dhe shumën e saktë që është aprovuar për Ju, e merrni për 30 sekonda nga momenti i paraqitjes së aplikacionit.

Gjithashtu, keni opsionin për të zgjedhur një nga dy mënyrat e pagesës së mjeteve, që janë kesh në dorë në filial ose në llogarinë Tuaj të transaksionit. Më tej, keni opsionin për të zgjedhur nëse dëshironi që kredinë ta ktheni menjëherë ose me shlyerje 3,6,12,18 ose 24 mujore. Për më tepër, Qendra jonë e Kontaktit është përgatitur për të dhënë mbështetje të plotë për Ju gjatë aplikimit për kredi, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në lehtësimin e udhëzimeve për të mos dalë në mënyrë të panevojshme në këtë periudhë. Për çdo informacion, lajmërohuni në 13 700 dhe operatorët tanë do të Ju ndihmojnë. Nëse keni një nevojë urgjente, në filialet tona janë siguruar mjete të dezinfektimit që mund t’i përdorni gjatë vizitës.

Me qëllim që të plotësoni më lehtë aplikacionin, ndiqni hapat e video-udhëzimit të mëposhtëm.

 

Nëse keni nevojë për mbështetje financiare, këtu është TIGO me kredinë më të shpejtë nga 2.000 - 80.000 denarë! Për më tepër, kredia e parë e shpejtë deri 26.000 denarë është me 0% shpenzime, respektivisht sa merrni, aq ktheni! Gjithashtu, keni opsionin e kthimit të kredisë edhe me shlyerje të vogla mujore, deri 24 muaj!

APLIKO TANI dhe merr paratë në llogari për vetëm 10 minuta. Për më shumë informacion na kërkoni në 13 700.

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën momentale të shkaktuar nga kriza.

Related articles

Kthehu