Cilat janë përfitimet e zgjedhjes së një periudhe më të gjatë shlyerjeje?

 

Kapitali është një burim i kufizuar dhe jo të gjitha shpenzimet mund të parashikohen në kohën e duhur. Gjatë përdorimit të një qasjeje më të shpejtë në paratë, me të vërtetë është e rëndësishme që buxheti Juaj të jetë më pak i ngarkuar.

Për të lehtësuar mënyrën e shlyerjes, ofrohet opsioni i pagesave të shumëfishta, ashtu që kredia shlyhet me anë të disa shlyerjeve të vogla mujore.

Kur zgjidhni këtë lloj pagese, ekzistojnë disa përfitime, si:

Shlyerjet tuaja mujore do të jenë më të ulëta: Sa është më i gjatë afati i shlyerjes së kredisë, aq më të ulëta do të jenë pagesat mujore.

 

 

  • Keni më shumë fleksibilitet: Vetëm se keni zgjedhur një afat më të gjatë shlyerjeje, nuk do të thotë se detyrimisht duhet të paguani mjetet financiare në periudhën e zgjedhur fillimisht. Në çdo kohë mund të bëni pagesa shtesë nëse keni para rezervë për këtë. Bërja e pagesave shtesë kur keni mundësi, mund t’ju afrojë tek përfitimet që kanë kreditë e njëhershme. Janë të mundshme pagesat për disa muaj të ardhshëm njëkohësisht, si dhe një mbyllje para kohe e borxhit me ç’rast mbulohet i gjithë borxhi përnjëherë, zvogëlohen shpenzimet për periudhën tjetër dhe kalkulohen vetëm shpenzimet e ditës së pagesës. Pagesat e rregullta mujore do t’ju ndihmojnë të ndërtoni aftësinë tuaj të pagesës së kredisë.
  • Ju mund të përdorni paratë tuaja të gatshme për qëllime të tjera: Meqenëse pagesat tuaja mujore janë më të ulëta për kredi me pagesa të shumëfishta, kjo ju jep më shumë hapësirë për të menaxhuar buxhetin tuaj. Ndoshta keni nevojë për para të gatshme ekstra për qëllime të tjera të rëndësishme, për shembull, nëse keni një borxh për ta shlyer si kartë krediti, ka kuptim të zgjidhni një kredi me afat më të gjatë shlyerjeje dhe pagesa më të ulëta mujore në mënyrë që të mund të ridrejtoni paratë tuaja.

Këto përfitime duhet të rishikohen në mënyrë të vëmendshme kur merrni një kredi me afat më të gjatë shlyerjeje. Nëse nuk keni një fond të madh parash rezervë dhe keni nevoja të tjera të rëndësishme financiare, ato do t’ju ndihmojnë të merrni vendim për këtë lloj kredie.

 

Shërbimet tona janë në dispozicion për ju onlajn ose në ndonjërën nga 26-të filialet në 19 qytete anembanë vendit, dhe aplikimi në të dy vendet është në mënyrë të barabartë i shpejtë dhe i thjeshtë – përgjigjja e aplikimit merret për 30 sekonda, dhe pagesa në para të gatshme kryhet për vetëm 10 minuta. Për më tepër, aplikimi i parë është falas, respektivisht kredia e parë deri 20 mijë denarë është me normë interesi prej 0%.

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

Related articles

Kthehu