Drejtori Ekzekutiv i Tigo Fajnans, Filip Dimitrovski, folës në Konferencën Globale “Istanbul Fintech Week”
Kësaj jave, nga 9 deri në 13 nëntor, po mbahet edicioni i dytë vjetor i Konferencës Globale “Istanbul Fintech Week”. Ngjarja sivjet po mbahet plotësisht onlajn, dhe qindra ekspertë, sipërmarrës, profesionistë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare financiare të rajonit më të gjerë EMEA takohen për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat për tema të rëndësishme të industrisë dhe përparimit teknologjik në fushën e inovacionit financiar. Edicioni i dytë i kësaj ngjarje globale, në 5 ditët e saj të konferencës do të mbulojë të gjitha fushat e inovacionit financiar, dhe temat kryesore të diskutimit janë pagesa, teknologjitë bllokçejn, bankat digjitale, “Insurtech” dhe inteligjenca artificiale në financa.
Në ditën e sotme, të tretë të Konferencës, mori pjesë Drejtori Ekzekutiv i Tigo Fajnans, Filip Dimitrovski, i cili së bashku me Korej Bahar të Kompanisë Figopara, moderuar nga Daniel Buzas i Federatës Bankare Evropiane, në sesionin “Kreditimi nga Finteku”, diskutuan për trendët kyç të tregut dhe sfidat dhe mundësitë e kreditimit të personave fizikë dhe kompanitë e vogla dhe të mesme, diferencimi i shërbimeve të ofruara nga ana e institucioneve financiare tradicionale dhe shoqatat jo bankare financiare të cilat përdorin Fintekun, si dhe vendosja e kornizës rregullatore në ekonomitë lokale. Pjesë e pandashme e diskutimit ishte edhe ndikimi i pandemisë me Kovid -19 mbi kompanitë Fintek.
Në fjalimin e tij, Filip Dimitrovski bëri një rishikim të gjendjes momentale, duke theksuar se nevoja e shërbimeve që i ofrojnë shoqatat financiare jo bankare që përdorin Fintek është evidente për çka dëshmon rritja e tyre në vazhdimësi në pjesëmarrjen e tregut dhe portofolin e përgjithshëm kreditor. Për më tepër, ai theksoi edhe rolin e rëndësishëm që kanë shoqatat financiare jo bankare në rimëkëmbjen e ekonomisë, për shkak se mundësojnë përmirësimin e fuqisë blerëse të popullsisë dhe sigurojnë përfshirje financiare të popullsisë së pa shërbyer dhe qasje në financa përmes kreditimit të përgjegjshëm.
Në fund, ai theksoi se për një zhvillim në vazhdimësi të Industrisë Fintek është i nevojshëm një zhvillim ekuivalent i kornizës rregullatore dhe një hapje e mundësive në përputhje me nevojat e Industrisë Fintek, siç është qasja në të dhëna, përfshirja e shoqatave financiare jo bankare në sistemet e pagesës, qasje më e lehtë në burimet lokale të financimit, me një qëllim të fundit – të sigurohet një zhvillim përkatës i Industrisë Fintek në interes të qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi.
Në kontekstin më të gjerë, prania e një përfaqësuesi të vendit tonë në një ngjarje të këtillë prestigjioze thekson përpjekjet e komunitetit të biznesit për një përparim në vazhdimësi dhe zhvillim të Industrisë Fintek në vendin tonë, duke paraqitur mundësitë që i ofrojnë shoqatat financiare jo bankare që përdorin Fintek, si burim i financimit alternativ dhe përfshirjes financiare të qytetarëve dhe kompanive.
“Istanbul Fintech Week mbetet të jetë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë financiare dhe inovacionit në rajon, falë ekspertëve dhe liderëve të tregjeve lokale dhe globale, prej të cilëve njëri është Filip Dimitrovski i Tigo Fajnans. Gjatë këtyre 5 ditëve, me tema të ndryshme të diskutimit për Fintek, praktikuesit e sektorëve të ndryshëm diskutuan për statusin momental dhe ardhmërinë e shërbimeve financiare të inovacionit. Ngjarja përshëndeti më shumë se 100 folës nga 30 vende, dhe FINTR, Asociacioni i parë dhe i vetëm Fintek në Turqi, është partneri kryesor i ngjarjes.” – deklaroi Demet Zubejrolu, kryetar i FINTR.
Më shumë informacione për Instabul Fintech Week janë në dispozicion në www.istanbulfintechweek.com