Është verë! Koha është për të rifreskuar shtëpinë tuaj!

Kaloi shumë kohë e gjatë nga rinovimi i fundit i shtëpisë, apo jo? Dhe situata me pandeminë dhe mbylljen në shtëpi nxori në pah edhe detajet më të vogla që nuk i keni vërejtur deri tani. Për shembull, pllakat në banjë janë plasaritur në disa vende, vaska është e ndryshkur dhe rubineti i dushit pikon pa nevojë dhe harxhon ujë. Në dhomën e ndejës muret tanimë janë bërë ngjyrë hiri dhe ngjyra e bardhë tanimë nuk është e bardhë, dhe në kuzhinë, muri përreth shporetit dëshmon për shumë specialitete të përgatitura deri tani. Parketi në korridor është ngritur dhe kërcet, dhe dera e dhomës së gjumit mund të dalë dhe të bjerë në çdo moment sepse menteshat janë të lirshme. Kjo tashmë është stresuese për tu lexuar, dhe mendimi se ky është realiteti që kemi në shtëpi, na bën të stresuar financiarisht për shkak të të cilit ne vazhdimisht vonojmë rinovimin.

Por ne mund të pajtohemi se nuk ka më vend për shtyrje dhe është padyshim koha për të rifreskuar shtëpinë, dhe vera është e përkryer për këtë! Mirëpo, prej nga të fillojmë dhe çfarë të bëjmë për ta bërë të gjithë procesin sa më "pa dhimbje" të jetë e mundur? Këtu janë disa këshilla për t'i kushtuar vëmendje detajeve në procesin e përgatitjes në mënyrë që rinovimi të jetë kënaqësia juaj.

  • Bëni një plan kohor dhe financiar – Para se të filloni rinovimin është shumë e rëndësishme të keni një plan të përgatitur në mënyrë precize. Pa plan, i gjithë procesi mund të shndërrohet në një makth, si dhe mund të futeni në shpenzime dhe borxhe të paplanifikuara. Përgatitja e planit mund të jetë gjithashtu një mundësi për forcimin e lidhjeve familjare. Mblidhni gjithë familjen dhe diskutoni për prioritetet, dëshirat dhe mundësitë e rinovimit për shkak se shtëpia u takon të gjithëve në mënyrë të barabartë. Secili anëtar, duke dhënë kontributin e tij në planin e rinovimit, lë vulën e tij në rezultatin përfundimtar, por gjithashtu merr një ndjenjë të mirë të përkatësisë dhe shtëpinë e ndjen sikur të veten. Në planin preciz parashikojeni periudhën e rinovimit që do t’u përgjigjet të gjithëve. Për shkak të pluhurit, zhurmës, rrëmujës dhe frekuencës së mjeshtërve, nuk është shumë komode të jetosh në një hapësirë që po rinovohet. Prandaj, do të ishte më së miri të merreni vesh me fëmijët që të shkojnë në pushim veror ose të gjithë të shkoni në një vizitë të shkurtër te gjyshi dhe gjyshja. Në këtë plan parashikojeni gjithashtu kornizën financiare në të cilën do të lëvizni gjatë kohës së gjithë procesit të rifreskimit të shtëpisë, duke zvogëluar kështu numrin e shpenzimeve të paparashikuara.
  • Hulumtoni – Në pjesën përgatitore, para fillimit të rinovimit, hulumtojini mirë çmimet e materialeve, elementeve, shërbimeve, dhe qasshmërinë e mjeshtërve për çdo gjë individualisht. Të kini parasysh se sot është shumë vështirë për të gjetur një mjeshtër të mirë dhe zakonisht duhet ta kontraktoni të paktën një muaj më parë! Për më tepër, nëse planifikoni të zgjeroni njërën nga dhomat dhe të prishni muret, kërkoni planin e ndërtesës në të cilën jetoni dhe ekzaminoni cilat janë muret mbajtës të hapësirës në mënyrë që të mos çrregulloni statikën duke prishur një prej tyre.
  • Skiconi – Kur tanimë keni një pasqyrë më të qartë të mundësive dhe kornizës në të cilën mund të lëvizni me rinovimin, thirrni një arkitekt ose thjeshtë vetë skiconi dëshirat me cilën pjesë të shtëpisë çfarë dëshironi të bëri, madje mund të preni foto të revistave për rregullim të enterierit që ua ka “zënë syri”. Të pasurit e një skice dhe një prezantimi të detajuar në masë të madhe do t’ua lehtësojë punën mjeshtërve të cilët i keni angazhuar, për të arritur pikërisht atë që e keni imagjinuar dhe e keni kërkuar prej tyre.

Pasi të keni planifikuar dhe skicuar tashmë të gjithë projektin për rinovimin e shtëpisë dhe të keni rënë dakord me të gjithë mjeshtërit për të gjitha riparimet, mund të ndërmerrni veprime dhe të filloni të blini të gjitha materialet, elementet dhe mjetet e nevojshme që do t'ju nevojiten.

Pikërisht për këtë pjesë, në dispozicionin tuaj është Elektrometal, ku në 11 markete në të gjithë vendin mund të gjeni mbi 60.000 produkte shtëpiake, si elektrikë, ngjyra dhe llak, hidraulikë, pajisje sanitare, pllaka, vegla, teknikë të bardhë, pajisje ngrohëse etj. Keni gjetur vendin ku ka fjalë për fjalë gjithçka për shtëpinë, dhe tani ku do t’i gjeni mjetet financiare që ju mungojnë për realizimin e të gjitha dëshirave të planit? Këtu është Tigo, i cili në marketet e Elektrometalit në Maxhari, Karposh dhe Draçevë, me filialet e tij ju ofron qasje në mjete financiare deri në 80.000 denarë për çdo mangësi financiare. Një lehtësim shtesë është gjithashtu se kredia e parë e Tigo-s me një shlyerje në kohë të duhur dhe të plotë deri në 30 ditë është plotësisht falas gjegjësisht me 0% kamatë, 0 denarë provizion dhe 0% SHSHP, dhe aplikimi bëhet vetëm me letërnjoftim!

Në këtë mënyrë, blerja për rifreskimin e shtëpisë është një proces pa brenga për të cilin ju nevojitet vetëm një plan i mirë dhe një super humor, dhe për pjesën tjetër këtu janë Tigo dhe Elektrometal, miqtë e shtëpisë dhe buxhetit.

Related articles

Kthehu