Informacioni i përfshirë në këtë blog mund të jetë i vjetëruar dhe informacioni mund të mos jetë i azhuruar.
Në jetë ekzistojnë situata kur keni nevojë për një qasje në financa të menjëhershme. Në fakt, mjaftojnë disa situata të paparashikueshme, siç janë riparimet e papritura të shtëpisë, servisimi i veturës ose ngjarje të tjera të paparashikuara.
Në rastet kur situatat e paparashikuara nuk mund të vonohen, kreditë paraqiten si opsioni më i arsyeshëm për qytetarët – veçanërisht në situatat kur keni nevojë për para urgjente. Në vendin tonë, mjaft të popullarizuara janë kreditë që ofrohen nga bankat, si dhe kreditë e shpejta që ofrohen nga shoqatat financiare.
Çfarë kushtesh ofrojnë bankat?
Nëse doni të aplikoni për një kredi në bankë, fillimisht duhet të dini se për çfarë produkti të kredisë dëshironi të aplikoni, dhe pastaj të analizoni kushtet që i ofron secila kredi veç e veç. Në të vërtetë, bankat ofrojnë disa lloje kredish prej të cilave më të njohura janë:
- Kreditë për banesa
- Kreditë për vetura
- Kreditë konsumatore
Pa marrë parasysh nëse merrni vendim të aplikoni për një kredi për banesë, për veturë ose konsumatore, kur aplikoni për një kredi klasike bankare ekzistojnë disa kushte të zakonshme që i imponojnë bankat, të tilla si vërtetimi i marrëdhënies së rregullt të punës (ose vërtetimi i të ardhurave të rregullta mujore) së kërkuesit të kredisë, dhe nëse aplikoni për një shumë më të madhe parash, bankat kërkojnë garantues (zhirantë), të cilët gjithashtu duhet të paraqesin një dokument të vlefshëm që vërteton të ardhurat e tyre mujore.
Bankat ofrojnë kushte relativisht të volitshme kur bëhet fjalë për afatin e shlyerjes së kredisë. Për dallim nga shoqatat financiare që ofrojnë kredi deri në 24 këste mujore, bankat mundësojnë pagesën e kredisë edhe deri 10+ vjet.
Çfarë janë kreditë e shpejta online dhe cilat janë përparësitë e tyre?
Në Maqedoni ekzistojnë disa shoqata financiare që ofrojnë kredi të shpejta online, me një dokumentacion minimal dhe përgjigje relativisht të shpejtë të aplikimit. Shpejtësia e aplikacionit dhe nevoja e dokumentacionit ndryshon nga një shoqatë financiare në tjetrën. Për shembull, disa shoqata financiare, siç është Tigo Fajnans, kanë sistem të avancuar të procedimit të aplikacionit të kredisë që mundëson të merrni përgjigje për 30 sekonda nga momenti i parashtrimit të aplikacionit, dhe të tjerat japin përgjigje për disa orë ose madje ditën tjetër të punës.
Përgjithësisht, shoqatat financiare që ofrojnë kredi të shpejta i përgjigjen nevojave të asaj grupe qytetarësh që kanë nevojë për para urgjente, për situata të paparashikueshme. Siç tregon vetë emri, këto kredi janë me afat të shpejtë të lëshimit, por edhe të shlyerjes. Shumica e shoqatave financiare japin kredi të shpejta për persona fizikë me një shlyerje përnjëherë deri në 30 ditë, por ka edhe të tilla që japin kredi të shpejta me afat shlyerjeje deri në 24 këste.
Por si të vendosni se cila hua është më fitimprurëse?
Nëse hamendeni se për çfarë lloji kredie doni të aplikoni, udhëhiquni nga urgjenca e nevojës për të cilën aplikoni, respektivisht nga qëllimi i mjeteve financiare që doni t’i merrni.
Në parim, kreditë klasike të lëshuara nga bankat, zakonisht kërkojnë dorëzimin në mënyrë të rregullt të një dokumentacion të vëllimshëm që përshin një vërtetim për të ardhurat e rregullta mujore, të ardhurat minimale mujore, përfshirjen e zhirantëve dhe/ose garantuesve (kjo vlen për shumat më të larta kreditore) etj. Për më tepër, ato zakonisht i nënshtrohen shpenzimeve administrative shtesë për procedimin e kredisë (që nuk premtojnë aprovimin), si dhe shpenzimeve për aprovimin e saj.
Kreditë e shpejta pra janë një zgjedhje e shkëlqyer për situatat kur kemi nevojë për mjete urgjente financiare deri në rrogën tjetër – siç janë riparimi i veturës, pagesa e faturave, festimet e paparashikuara etj. Ato gjithashtu quhen “kredi deri në rrogë” për shkak të afatit relativisht të shpejtë të shlyerjes, dhe aplikimi është i shpejtë, i thjeshtë dhe plotësisht onlajn.
Për më tepër informacion në lidhje me pyetje dhe përgjigje për marrjen e një kredie, klikoni këtu.
*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.