Kam nevojë për para urgjentisht – Çfarë të bëj?

 

Secili nga ne në një moment të caktuar është përballur me probleme financiare, dhe stresi dhe brengat që i ndjejmë në ato çaste, për fat të keq, na e vështirësojnë në mënyrë shtesë problemin. Megjithatë, të kuptuarit se gjithmonë ekziston një zgjidhje mund t’Ju ndihmojë të mos ndjeheni aq të dëshpëruar.

Të vetëdijshëm se ekzistojnë situata të paparashikueshme jetësore, në TIGO Fajnans mund të merrni një ndihmë urgjente financiare, dhe në këtë mënyrë problemi financiar për Ju të bëhet një e kaluar.

Ku të drejtoheni për një zgjidhje të shpejtë të problemit Tuaj financiar?

Në vendin tonë ekzistojnë shumë institucione financiare që japin kredi për të ndihmuar ata klientë që përballen me situata të vështira jetësore në lidhje me mungesën e parave për çfarëdo qoftë shpenzimi, siç janë bankat tradicionale me kreditë e tyre konsumatore, shtëpitë hipotekare, por edhe shoqatat financiare që ofrojnë kredi të shpejta onlajn për probleme urgjente financiare. Por cili është dallimi thelbësor midis këtyre institucioneve?

  • Bankat tradicionale ofrojnë kredi konsumatore për personat e punësuar dhe/ose pensionistët, dhe shumica e tyre kërkojnë gjithashtu përmbushjen e normës së të ardhurave minimale mujore. Varësisht nga shuma e kredisë konsumatore për të cilën aplikoni, shpeshherë bankat kërkojnë bashkë-huamarrës ose garantues (zhirant) dhe detyrimisht llogaritet gjithashtu norma e interesit kur kthehet kredia.
  • Shtëpitë hipotekare, siç thotë vetë emri, kërkojnë të lini diçka peng, dhe në kthim Ju japin para në përputhje me vlerësimin e objektit që e keni lënë peng.
  • Disa institucione financiare jo-bankare, siç është TIGO, ofrojnë kredi pa normë interesi respektivisht sa merrni, aq do të ktheni.

Cili është thelbi i bankave që përdorin kredi konsumatore?

Siç u tha më sipër, bankat tradicionale zakonisht ofrojnë kredi konsumatore vetëm për persona të punësuar, dhe gjithashtu ekziston norma e të ardhurave mujore që duhet të përmbushet nga aplikuesi. Po ashtu, ekzistojnë edhe kushte të tjera për marrjen e një kredie, të tilla si shpenzimet e aplikimit të kredisë (me përjashtim të aplikacioneve të paraqitura gjatë periudhave të promovimit*), vërtetim i marrëdhënies së rregullt të punës, të ardhurave minimale mujore, vërtetim për faturat e paguara të fundit, vërtetim për të ardhurat mujore ose pensionin nga zhiranti/garantuesi etj. Nëse për ndonjë arsye, Ju nuk arrini të siguroni dokumentet e nevojshme, gjasat janë të mëdha aplikacioni Juaj të refuzohet.

Cilat janë anët e mira dhe të këqija të marrjes së një kredie onlajn?

Kreditë e shpejta quhen kredi të shpejta për shkak të shpejtësisë së procesit të aplikimit, si dhe kohës relativisht të shpejtë të përgjigjes së aplikimit. Për të aplikuar për një kredi të shpejtë duhet të keni një letërnjoftim të vlefshëm dhe të jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shumica e shoqatave financiare në vend ofrojnë kredi online duke aplikuar në ueb-faqen e tyre dhe ka të tilla që ofrojnë aplikim onlajn, duke aplikuar në ueb-faqen e tyre ose direkt në filial.

Si të marr një kredi? Nëse jeni një person fizik, marrja e kredisë onlajn ka disa përparësi, ato janë:

  • Aplikimi vetëm me letërnjoftim
  • Përgjigjja e shpejtë e aplikimit
  • Dokumentacioni minimal
  • Kredia e parë është falas* (ky opsion është siguruar nga disa shoqata financiare)
  • Pa zhirantë dhe garantues
  • Mundësia e shlyerjes së kredisë në këste (ky opsion është siguruar nga disa shoqata financiare)

Kredia e shpejtë e TIGO-s do të zgjidhë problemet Tuaja financiare!

Duke shpjeguar shkurtimisht përparësitë dhe dobësitë e institucioneve tradicionale bankare krahas përparësive dhe dobësive të institucioneve financiare jo-bankare (Industria Fintek), mund të përfundojmë se kompanitë fintek që ofrojnë kredi të shpejta kanë përparësi dukshëm më të mëdha në lidhje me:

  • shpejtësinë e marrjes së mjeteve financiare;
  • thjeshtësinë e procesit të aplikimit;
  • dokumentacionin minimal të aplikimit.

Ndërsa shumica e bankave tradicionale nuk ofrojnë kredi pa zhirantë dhe/ose garantues, Tigo Fajnans si shoqatë financiare ofron kredi të shpejta me një dokumentacion minimal, pa shpenzime të aplikimit, vetëm me letërnjoftim dhe përgjigjja e aplikimit merret për vetëm 30 sekonda. Për më tepër, kredia e parë deri 26.000 denarë në TIGO është me 0% normë interesi – respektivisht sa merrni – aq do të ktheni!

Për të marrë përgjigjen e pyetjes “Si të marr një kredi“ ose “cilat janë kushtet e aplikimit”, lajmërohuni në Qendrën e Kontaktit të TIGO-s në 13 700 ose klikoni në pyetje dhe përgjigje për marrjen e kredive.

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

 

Related articles

Kthehu