Këshilla që funksionojnë – Si të “përballoni” financiarisht muajin më të gjatë të vitit

Erdhi edhe janari! Një muaj i ri, një vit i ri, gëzime të reja dhe shpresa të reja. Qëllime të reja që i kemi imagjinuar për t’i arritur, dhe sivjet do t’i realizojmë. Siç kemi pasur për qëllim, do të jemi më të vetëdijshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë, do të bëjmë sport më shumë, do të mësojmë më shumë, do të përmirësojmë gjendjen tonë financiare...

Siç “pushon” euforia dhe ditët kalojnë, ashtu fillon të krijohet dhembja e kokës – si të “përballojmë” financiarisht muajin më të gjatë të vitit, duke kuptuar se kemi mbetur pa para për shkak të aktiviteteve dhe shpenzimeve të shumta para festës, festës dhe pas festës.

Nëse e keni gjetur veten në këtë tekst – mos u brengosni. Kemi përgatitur disa këshilla të dobishme që do të Ju ndihmojnë për të përballuar më mirë situatën në të cilën gjendeni. Më të mirën e kemi ruajtur për fund.

Pikë së pari – bëjeni një listë të shpenzimeve të cilat nuk mund t’i vononi, siç janë sendet ushqimore të domosdoshme, pagesën e faturave mujore në shtëpi, këstet e kredisë etj., dhe përkujdesuni që ato të jenë prioritet. Pastaj

Zvogëlojini sendet e panevojshme ushqimore

Bëjeni një listë të sendeve ushqimore të nevojshme për javën e ardhshme dhe blijeni vetëm atë që mungon nga lista. Nëse keni fëmijë, ndoshta do të ishte më mirë t’i lini në shtëpi me qëllim që më lehtë t’i përmbaheni listës Suaj, për shkak se me siguri ju e dini se karroca do të Ju mbushet me çamçakëzë, çipsa dhe lëngje menjëherë para se të ndaleni në arkën e pagimit. Për ta të domosdoshme – por për buxhetin Tuaj plotësisht ngarkuese. Gjithashtu, rezistoni aksioneve promovuese të produkteve të cilat ndoshta do të Ju duhen në të ardhmen dhe vazhdoni drejt produktit që e keni shënuar në listë. Ka shumë gjasa që edhe muajin vijues do të ketë një aksion të tillë ose të ngjashëm.

Përmbajuni nga daljet e panevojshme

Qëndrimi në shtëpi jo vetëm që do të Ju mbrojë në pikëpamje shëndetësore nga dalja e panevojshme dhe turmat, por do të Ju ndihmojë edhe për t’i rezistuar sprovës së shopingut të panevojshëm dhe atyre “zbritjeve finale” nëpër vitrinat e dyqaneve. Për më tepër, nuk do të shpenzoni të holla për transport (karburante, taksi etj.). Dëshirën për të dalë në pjesët qendrore të qytetit, zëvendësojeni me një ecje në këmbë të metrazhit të gjatë ose me një shëtitje në parkun e lagjes ose në kej.

Përgatitni ushqim nga shtëpia për në punë

Edhe vetë e dini se ushqimi i shpejtë që e blini në afërsi të vendit Tuaj të punës nuk shkon në kombinim me dëshirën Tuaj për një ushqim të shëndetshëm. Prandaj, filloni të përgatisni dhe paketoni mëngjesin ose drekën Tuaj në shtëpi, me përbërës të shëndetshëm dhe sipas shijes Suaj, gjë që gjithsesi do t’ju kushtojë shumë më pak.

Janari është muaj i përsosur për të testuar shkathtësitë tuaja të kursimit. Sa herë deri tani keni dashur të filloni të kurseni, por asnjëherë nuk keni mbetur të qëndrueshëm në këtë? Është e vërtetë se të gjithë ne kemi një qëndrim pozitiv ndaj kursimit, por në realitet rrallë kujt në fakt i mbesin para për të kursyer. Kursimi fillon në atë moment kur filloni të ndërtoni shprehi të shëndetshme, gjegjësisht kur nevojat e Juaja të ardhshme bëhen më të rëndësishme se të tanishmet. Edhe pse për shkak të festave, janari është ndoshta një nga muajt më të papërshtatshëm për të filluar që të kurseni, megjithatë provojeni. Nëse mund të kurseni në janar, atëherë mund të kurseni në çdo muaj të ardhshëm, apo jo?

Përpiquni t’i aplikoni këto këshilla qysh nga sot, dhe në këtë mënyrë, ndihmojini vetes të kaloni janarin sa më butë. Kuptohet, nëse tanimë nga ajo që u tha më parë është pjesë e përditshmërisë Suaj, atëherë, Jua paraqesim edhe këshillën e pestë:

Zbritje deri 50% të shpenzimeve të kredisë

Të udhëhequr nga motoja jonë – Mik në momentet më të nevojshme, Tigo sërish konfirmon pozitën e tij të pionierit kur bëhet fjalë për qasshmërinë në paratë në një mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të favorshme. Prandaj, të gjithë klientët e rinj që do të aplikojnë për një kredi nga 20.000-80.000 denarë, marrin deri në 50% zbritje të shpenzimeve të kredisë! Për më tepër, klientët kanë mundësinë për të zgjedhur opsionin e kredisë me shlyerje të shumëfishta në 3, 6 ose 12 muaj, me ç’rast, duke zgjedhur opsionin e shlyerjeve të shumëfishta për 3 muaj, klientët marrin deri në 20% zbritje të shpenzimeve.

Aplikoni menjëherë për kredinë e Juaj të shpejtë Tigo ose thirrni në Qendrën tonë të Kontaktit në 13 700.

Related articles

Kthehu