Kreditimi i përgjegjshëm - Përdoruesit janë fokusi ynë
Kompania jonë është e përkushtuar në zhvillimin e një politike të arsyeshme dhe të përgjegjshme për kreditimin e individëve. Ne veprojmë me sinqeritet, me integritet dhe trajtojmë të gjithë përdoruesit në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, duke siguruar praktika kreditimi të sigurta, me përgjegjësi shoqërore dhe të qëndrueshme.
Tigo Fajnans vepron në interesin më të mirë të klientëve të saj, duke siguruar qasshmëri, transparencë të kushteve dhe mbështetje të klientëve, në qoftë se ata ndeshen me vështirësi në shlyerje. Ne e ofrojmë zgjidhjen më të mirë të kredisë për klientët tanë, në mënyrë që ata të mund ta shlyejnë lehtë kredinë e tyre.
Në drejtim të kreditimit të arsyeshëm dhe menaxhimit të financave personale, Tigo Fajnans Ju jep disa këshilla për t'ju ndihmuar të merrni vendim kur merrni një kredi:
- Shqyrtojeni mirë vendimin: Ai nuk duhet të jetë as shumë i shpejtë dhe as spontan;
- Merrni aq sa keni nevojë: Mos u joshni për të marrë shumën maksimale, nëse nuk keni nevojë për të. Kjo do t'ju kursejë nga rreziku i kthimit të fondeve më shumë se sa mundeni në të vërtetë;
- Sigurohuni që mund ta shlyeni kredinë në kohën e duhur, pa u shndërruar në barrë për Ju: Para se të nënshkruani marrëveshjen e kredisë, krahasoni me kujdes shumën e pagesave Tuaja mujore me të ardhurat dhe shpenzimet tuaja mujore, për të shmangur vështirësitë në kthimin e kredisë Suaj.
- Lexojeni me kujdes marrëveshjen e kredisë dhe kuptojeni plotësisht atë: Nëse nuk kuptoni një pjesë të marrëveshjes, kërkoni shpjegime shtesë. Me një kuptim të plotë të kushteve të marrëveshjes së kredisë, nuk do të ketë për Ju surpriza të mëvonshme.
- Shlyeni rregullisht kredinë: Jo vetëm që do të siguroni qetësi, por do të ndërtoni besim mes Jush dhe kompanisë sonë. Klientët që kanë marrë kredi në të kaluarën kanë një histori kreditimi. Sa më e mirë që të jetë ajo, aq më i lehtë do të jetë dhe vendimi ynë gjatë çdo aplikimin tuaj të ardhshëm për kredi!
Tigo Fajnans është anëtar i Asociacionit të Shoqatave Financiare dhe mbështet kreditim përgjegjës me qëllim bashkëpunim afatgjatë, vlerësim pozitiv nga ana e konsumatorëve dhe institucioneve për rregullimin e tregut, si dhe një nivel më të lartë mbrojtjeje dhe rregulla të qarta bashkëpunimi me klientët. Me nënshkrimin e Kodit të Praktikës së Mirë, kompania jonë u pajis me shenjën adekuate - "Kreditues Përgjegjës"
*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.