Mbetemi mik në momentet më të nevojshme
Situata momentale me virusin Korona në vendin tonë, por edhe në suaza botërore, solli ndryshime dhe sfida të qëndrueshme në përditshmërinë e përgjithshme shoqërore, politike, ekonomike, sociale dhe shëndetësore për secilin individ. Kriza po ndryshon dhe do të ndryshojë ende botën që të gjithë e njihnim deri para vetëm tre muajsh. Por, një gjë është e sigurt – si individë kuptuam se mund të përshtatemi në çfarëdo kushtesh, praktikisht, mendërisht të evoluojmë dhe të dalim nga rehatia e “zonës së komforit” tonë. Kemi mësuar të marrim përfitimet e teknologjisë së përparuar, të planifikojmë më mirë buxhetin tonë familjar, të investojmë në njohuritë tona...
Edhe ne në Tigo mësuam me të vërtetë shumë, por edhe konfirmuam strategjinë tonë afatgjate, ku në fokus të operacioneve tona gjithmonë janë klientët dhe nevojat e tyre. Si një kompani e përparuar Fintek, e cila të gjithë Know-how të vet e bazon në përfundimet në bazë të analizës së të dhënave, kjo gjendje na konfirmoi disa gjëra kyç:
Kujdesi për klientët mbetet prioritet nr. 1
Ky qëndrim u konfirmua edhe në ndërveprimin e përditshëm me klientët tanë, të cilët përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit – mediat sociale, Çet bot, në filialet apo në Qendrën e Kontaktit, i adresojnë pyetjet dhe interesat e tyre.
Së pari, u fokusuam në implementimin e masave të nivelit më të lartë të mbrojtjes së shëndetit të klientëve tanë dhe punonjësve tanë, duke përfshirë pajisjen mbrojtëse për punonjësit, mjetet e dezinfektimit dhe informacionin e duhur për mirëmbajtjen e distancës së sigurt me qëllim të parandalimit të zgjerimit të virusit në përputhje me rekomandimet dhe udhëzimet e Qeverisë.
Përforcuam përpjekjet tona në motivimin e klientëve për përdorimin e teknologjive digjitale, diçka që për ne edhe në të kaluarën ishte predispozitë udhëheqëse në tregun e shërbimeve financiare.
Kemi këshilluar klientët tanë në të gjitha kanalet e komunikimit rreth vendimeve financiare që kanë të bëjnë me situatën momentale, por edhe më e rëndësishme është si mund të reflektohet ajo në të ardhmen në aspekt të detyrimeve të tyre kreditore.
Mbetëm në dispozicion për të gjitha pyetjet rreth shërbimeve tona, mbetëm mik në momentet më të nevojshme për klientët tanë.
Qasshmëria e shërbimeve është diktuar nga nevojat e klientëve
Pas një analize të gjerë të të dhënave, shihet se klientët tanë gjithnjë e më shumë po preferojnë mënyrat digjitale të komunikimit, dhe akoma më shumë mënyrat digjitale për realizimin e nevojave të tyre financiare të aplikimit për një kredi të re ose shlyerjen e detyrimeve të tyre kreditore. Kjo na mësoi se qasshmëria e shërbimeve në kanalet digjitale dhe pikat fizike (filialet) duhet të ndjekin këto nevoja dhe si pasojë, në mënyrë parësore duke ndjekur nevojat e klientëve, bëmë një ristrukturim të kanaleve dhe orientuam resurset tona drejt mënyrës digjitale të kujdesit konsumator të klientëve.
Kreditimi i përgjegjshëm, informimi transparent dhe edukimi financiar janë atributet tona më të forta
Edhe para krizës, gjatë saj, por edhe pastaj, mbetemi një kreditor i përgjegjshëm, i cili në çdo kontakt me klientët siguron informacione transparente për shërbimet tona, informacione precize, të shpejta dhe të sakta në çdo kanal të komunikimit.
Një nga rolet tona më të rëndësishme gjatë periudhës së kaluar ishte roli edukativ për klientët tanë në lidhje me përdorimin e shërbimeve tona, gjegjësisht kur është momenti më përkatës për të marrë një kredi të shpejtë, në cilat mënyra shlyhet ajo, për çfarë nevojash duhet të merret, si të planifikohet buxheti familjar në situatën momentale, por edhe pas saj.
Sido që të jetë, kjo gjendje krijoi sfida të shumta, por edhe mundësi. Të bëhemi më të mirë dhe më të fuqishëm në ofrimin e shërbimeve për nevojat e klientëve, gjithmonë në momentin e vërtetë, në mënyrë të shpejtë, efikase dhe të sigurt.