Me kërkesë të klientëve: Nga tani kredi në Tigo edhe deri në 80.000 denarë

 

Duke ndjekur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, prej sot, klientët mund të aplikojnë për një shumë më të lartë të kredisë në Tigo Fajnans, respektivisht në vend të 60.000 denarëve, prej tani klientët kanë në dispozicion opsionin për një limit më të lartë deri në 80.000 denarë, me kushtet e njëjta si deri tani.

 

“Rritja e limitit të shumës maksimale të kredisë në Tigo vjen si përgjigje e kërkesës së klientëve të cilët kanë nevojë për një shumë më të madhe të mjeteve për të përmbushur kërkesat e tyre financiare. Me këtë, Tigo edhe njëherë konfirmon se klientët dhe kërkesat e tyre janë gjithmonë në fokusin e punës sonë dhe mbi to themelojmë strategjinë tonë për ofrimin e një vlere shtesë, kënaqësie të lartë të përdorimit dhe nivelin më të lartë të transparencës”, deklaroi Filip Dimitrovski, Drejtori Kryesor Ekzekutiv i Tigo Fajnans.

Në shërbimet e Tigo Fajnans klientët mund të kenë qasje thjesht onlajn në www.tigo.mk, ose në ndonjë nga 26-të filialet në të gjithë vendin, dhe aplikimi në të dy vendet është po aq i shpejtë dhe i thjeshtë – përgjigjet për aplikimin merren për 30 sekonda, dhe pagesa në para të gatshme bëhet vetëm për 10 minuta. Për më tepër, aplikimi i parë është falas, respektivisht kredia e parë deri në 20 mijë denarë është me normë interesi 0%.

Tigo është anëtar i Asociacionit të Shoqatave Financiare, anëtarët e së cilit duke nënshkruar Kodeksin e Praktikës së Mirë formalisht detyrohen për një kreditimin të përgjegjshëm dhe për sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së klientëve.

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

Related articles

Kthehu