Me kolegun Aleksandar nëpër magjinë e Tetovës, pjesa 1 – Leshoku dhe Ujëvarat e Bellovishkut
Me Aleksandrin nëpër magjinë e Tetovës – pjesa 1 |
Në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Sharrit magjik, ndodhet një nga qytetet me histori dhe traditë shumë të pasur – Tetova. Ky është një qytet që ka kaluar shumë etapa në historinë e tij. Një qytet i pasur me popullsinë e tij multietnike, dhe nga ky aspekt ka dhe shumë karakteristika multikulturore si komunitet.
Nga vendet magjike në numër të shumtë që meritojnë një vëmendje të duhur në këtë pjesë të vendit tonë, në pjesën e parë, përkushtohemi në zbulimin e Leshokut dhe Ujëvarave magjike të Bellovishkut.
Vetëm 10 km nga qyteti, gjendet fshati Leshok dhe Manastiri i mrekullueshëm i Leshokut. Manastiri është i vendosur në një ambient të mrekullueshëm natyror në rajonin e quajtur “Leshoku i Epërm” në vetë fshatin, në një lartësi mbidetare prej 610 metra. Në kompleksin gjenden Kisha “Shën Atanasi” dhe “Shën Mëria” të cilat sfidojnë me bukurinë dhe traditën e pa rezistueshme, me një natyrë madhështore, si dhe me varrin dhe dhomën përkujtimore të Kiril Pejçinoviqit, i cili është një nga rilindësit më të njohur në shekullin XIX. Në konakët e Manastirit është vendosur paraklisi magjik kushtuar shën Cirilit dhe Metodit, i cili me dinjitet tregon traditën në këtë rajon.
Ringjallja e plotë e cila është e dukshme edhe sot është për shkak të mbërritjes së Kiril Pejçinoviqit në vitin 1818. Në atë kohë Leshoku u rrit në një qendër letrare dhe arsimore. Konakët e Manastirit sot janë rinovuar në mënyrë të plotë, dhe në dispozicion kanë kapacitete akomodimi që janë veçanërisht të përshtatshme për turizmin veror të manastirit dhe vizitat e paharruara në rrethinë, larg nga zhurma e qytetit.
Në 11 km nga fshati Leshok, na pret edhe një bukuri e pakrahasueshme nga e cila të ndalet fryma – Ujëvarat e Bellovishkut, ose Ujëvarat e Bellojshkit.
E vendosur në vendin e njohur si “Petoçko vodiçe”, në rreth 750 m lartësi mbidetare, kthjellohet Ujëvara e parë dhe më e vogël e Bellojshkit, e cila është një kënaqësi e vërtetë dhe një vend që do t’ju bëjë për vete dhe do t’ju nxitë sërish ta vizitoni atë. Nëse jeni një aventurist, vazhdoni përpjetë malit, ku në 1300 m lartësi mbidetare do të Ju presë edhe një ujëvarë e madhe, e cila në kombinim me natyrën e paprekur, ujin e ftohtë dhe të pastër si kristali që shpërndanë dritën e Diellit si kristale magjike ndërsa bie nga lartësitë e Sharrit, ofron një përvojë të paharrueshme.
Qëndroni sa të mundeni më gjatë dhe përjetoni momentin. Do të ndiheni si një pjesë e një hapësire magjike, ku do të harroni jetesën moderne.
Shpresojmë se jeni kënaqur me vendet magjike që i hulumtoi dhe i përshkroi kolegu Aleksandar Vidojevski. Nëse dëshironi të dini më shumë – Aleksandrin mund ta gjeni në Qendrën në Tetovë, në Filialin tonë të Tigos me vendndodhje në rr. 120 nr. 2 Pazari i Qytetit, përballë Shtëpisë së Pensionistëve.
Deri në magjinë e ardhshme në Tetovë, mos harroni – për dëshirat Tuaja financiare nuk ka nevojë për magji. Këtu ështhë Tigo!