Mësoni si të përballoni në mënyrën më të mirë shpenzimet e paparashikuara

Pothuaj se nuk ekziston një njeri i cili në një moment të caktuar nuk është ballafaquar me ndonjë vështirësi financiare. Në mënyrë të pritur ose të papritur, në mënyrë ciklike ose kohë pas kohe – ndonjëherë jemi gjetur në situatë të mbetemi pa para. Dhe ajo që na e vështirëson në mënyrë shtesë periudhën janë stresi dhe brengat.

Veçanërisht tani, me vjeshtën në prag dhe të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, duke shtuar nevojat e sezonit dimëror: shpenzime të rritura të ngrohjes, meremetime në shtëpi për izolim të ngrohjes, veshmbathje e re e sezonit, ndërrimi i gomave të veturës, dhe përnjëherë na godet edhe ndonjë defekt në pajisjet e kuzhinës. Dhe po, këtu i vendosim edhe pajisjet të cilat deri tani kemi arritur t’i blejmë, dhe nuk i harrojmë as “shpenzimet e rregullta”. Lista vazhdon dhe tanimë kuptojmë se muaji do të jetë “i vështirë”.

Kohë nuk kemi – shpenzimet duhet të mbulohen!

Na duhet një asistencë urgjente, një zgjidhje e shpejtë për problemet financiare, dhe pasi që i “shtrydhëm” të gjitha mënyrat për të pasur në dispozicion mjetet financiare të domosdoshme, kuptojmë se sërish jemi “mangët”.

Pra, ku të drejtohemi për një zgjidhje të shpejtë të problemit financiar?

Më pak ose më shumë na është e njohur të gjithë neve se në vendin tonë ekzistojnë shumë institucione financiare që japin kredi pikërisht për të ndihmuar llojin e këtillë të nevojave, dhe fillojmë të analizojmë opsionet që na qëndrojnë në dispozicion dhe i reduktojmë opsionet: institucion financiar tradicional dhe shoqatë financiare.

Jemi të vetëdijshëm se koha për ne është një faktor kyç, dhe në listën e prioriteteve në numrin 1 ngjitet shpejtësia me të cilën do të vijmë deri tek paratë e nevojshme.

Pastaj, shkojmë më tej dhe i analizojmë sendet tjera të rëndësishme për ne. Dokumentacioni i nevojshëm, a na duhet ndonjë sigurim (garantues, ndalesa administrative), kushtet, norma e interesit, shpenzimet shtesë, kohëzgjatja e shlyerjes së borxhit...

Pasi të rishikojmë tërë këtë – kuptojmë se koha na është shkurtuar akoma më shumë, dhe problemin e mungesës së parave akoma e kemi.

Prandaj, si një mik i vërtetë në momentet më të duhura, Tigo Fajnans ka përgatitur shumë zgjidhje të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të arrini deri te paratë e nevojshme, për shkak se duke aplikuar për kredi deri 80.000 denarë, një kredi e shpejtë e TIGO-s do t’jua zgjidhë problemet e Juaja financiare.

Kështu, në listën Tuaj të prioriteteve, merrni një PLUS të madh në sendet që i keni vendosur për t’i analizuar:

  • Shpejtësia e marrjes së parave – pagesa me para në dorë për 10 minuta
  • Thjeshtësia e procesit të aplikimit – procesi zgjat 2 minuta, përgjigje për aplikacionin merrni për 30 sekonda
  • Dokumentacioni minimal për aplikim – vetëm me letërnjoftim, pa garantues

Mos humbisni më shumë kohë – Aplikoni menjëherë për një kredi onlajn të Tigos ose vizitoni filialet tona në të gjithë vendin dhe aplikoni për kredinë tuaj të shpejtë.

Përgjigje për aplikimin merret në afat prej 30 sekondave, dhe pagesa në para të gatshme kryhet për vetëm 10 minuta.

Për të gjitha pyetjet shtesë, na thirrni në 13 700!

Related articles

Kthehu