Një pushim që i përshtatet buxhetit tuaj? Po – është e mundshme!

A ekziston diçka më e mirë sesa një “relaksim” i merituar gjatë pushimit vjetor?

Obligimet e përditshme, përditshmëria dinamike, ditët e mbushura plot dhe angazhimi ynë maksimal gjatë vitit, na i kanë harxhuar bateritë. Vjen momenti i planifikimit të asaj se si të relaksohemi nga lodhja psikofizike dhe tanimë jemi në ueb-faqet duke shikuar plazhet me rërë, hotelet ultra moderne në destinacionet ekzotike. Kjo disi sipas shprehisë na vjen si një definicion i pushimit vjetor.

Hapi i parë kur bëhet fjalë për planifikimin e pushimit vjetor që i përshtatet buxhetit tonë është në fakt verifikimi i asaj se sa buxhet keni në dispozicion. Sa realisht mund t’ia lejoni vetes.

Shumica nga ne mendojnë për pushimet si një gjë luksoze në buxhet – diçka në të cilën duhet të harxhojmë tërë pasurinë. Por a është kjo kështu? Ejani të shohim!

Nëse e pyesni veten si të planifikoni një pushim me një buxhet relativisht të kufizuar, atëherë ky tekst është vetëm për ju!

Njihuni me bukuritë e vendit tonë

Vizita e zonave të pa hulumtuara të vendit tonë mund të jetë shumë argëtuese. Ku është ujëvara më e madhe? Ku është Koklici? Ku janë “Sytë e Pelisterit”? Cili është qyteti më i vjetër? Kur për herë të fundit keni vizituar një lokalitet arkeologjik ose një park nacional? Me siguri do të befasoheni edhe nga pasuritë gjatë rrugës që i ofron vendi ynë, dhe nuk do të ju duhen më shumë se 2 orë udhëtim (kjo do të thotë se nuk ka shpenzime për hotel dhe do të shpenzoni më pak benzinë). Mund të filloni sot të hulumtoni mjedisin rrethues të qytetit të madh më të afërt për ju. Shëtisni nëpër vendin dhe kërkoni gjëra që deri tani nuk i keni vërejtur. Provojini specialitetet lokale, ose kontrollojeni malin më të afërt prej nga ka një pamje të mrekullueshme. Dhe kuptohet – Detyrimisht bëni një foto-turne.

 

Vizitoni miqtë

Gjëja tjetër më e mirë për hulumtim është kur lokaliteti që doni për ta parë ndodhet në afërsi të vendit të banimit të mikut të cilin gjatë kohë nuk e keni parë. Ai mund të jetë për ju një udhëzues falas turistik, por edhe shumë shpejtë – një akomodim falas.

Vizita e miqve ose familjes është gjithashtu një gjë e shkëlqyer për shkak se shpeshherë nuk duhet të brengoseni për transportin, dhe mund të kurseni në vaktet duke blerë ushqime dhe duke ngrënë me nikoqirët. Kuptohet, kur i vizitoni miqtë dhe familjen, gjithmonë përpiquni të jeni mysafiri më i mirë duke mbajtur një qëndrim të shkurtë, duke pastruar veten etj.

 

Udhëtoni jashtë sezonit

Kur është e mundshme, zgjidhni periudha të cilat konsiderohen si periudha “jashtë sezonit”. Caktojeni pushimin tuaj në prill ose maj, ose nëse jeni për një udhëtim më të shkurtë prej disa ditëve, shmanguni vikendit. Kontrollojeni nëse gjatë kohës së udhëtimit tuaj ka ngjarje lokale të cilat vizitohen, për shkak se ato mund të sjellin një interesim të rritur për t’i vizituar, dhe në këtë mënyrë çmimet e akomodimit do të jenë më të mëdha.

 

Një ekskursion nëpër vendin tonë

Ekskursionet me vetiniciativë janë veçanërisht argëtuese për shkak se mund të ndaleni gjithmonë kur ju të doni dhe të shikoni vendin pranë të cilit deri tani vetëm keni kaluar. Kontrollojeni rutën tuaj të udhëtimit dhe planifikoni disa stacione të bukura gjatë rrugës. Hulumtoni vendet interesante për ushqim. Paketoni çantën e shpinës me meze të lehtë për në veturë dhe bëjeni udhëtimin një pjesë të pushimit.

Plus – me siguri do t’jua kthejnë kujtimet e rinisë 😉

Kampingu

Nëse dëshironi të kurseni para, atëherë në vend të hotelit ose apartamenteve – përzgjidhni një kamp. Varësisht nga ajo se sa jeni tip i njeriut “aventurier”, mund të kamponi në kamp-shtëpizë në zonën e kampingut ose në një tendë aty ku ju do të dëshironi. Kampingu mund të jetë një nga përvojat më të bukura.

 

Planifikoni prej më parë... ose rezervoni në momentin e fundit

Për të kursyer në pushimin tuaj në hotel keni dy opsione:

  1. Rezervoni disa muaj më parë, ose
  2. Rezervoni nga sot për nesër. Në plotë kuptimin e fjalës.

Nëse jeni një familje me fëmijë, atëherë opsioni më i mirë është të rezervoni prej më parë, por nëse jeni një aventurier dhe udhëtoni me shoqërinë apo me partnerin, mund të gjeni pushime të pabesueshme gjatë vikendit në minutën e fundit, veçanërisht nëse keni një ide për atë se ku planifikoni të shkoni.

Nëse nuk mundeni t’ia lejoni vetes një pushim sivjet – në rregull. Megjithatë, ende mund të keni një verë të mrekullueshme pa u ekspozuar ndaj shpenzimeve të panevojshme. Nuk ekziston një rregull që thotë se duhet të shkoni në pushimin familjar të imagjinuar, luksoz për çdo vit. Pushimet gjithmonë janë një gjë e përzgjedhjes në listën tuaj – ato janë dëshira, dhe jo nevoja.

(E dimë, keni nevojë për pushim, por besoni, ende mund ta bëni shkëputjen e nevojshme nga jeta e përditshme, pa shkuar në Tajland 😊)

Related articles

Kthehu