Njihuni me Ohrin magjik, pjesa 2 – Muzeu në ujë “Gjiri i kockave”
Duke vozitur nga fshati Peshtani drejt Tërpejcës, saktësisht në 14 kilometra largësi nga Ohri, menjëherë pas auto-kampit Gradishte, nga ana juaj e djathtë, do të shihni një lokalitet të mrekullueshëm dhe në qoftë se për herë të parë gjendeni në afërsinë e tij, ndoshta edhe do të pyesni veten nëse jeni kthyer disa mijëra vjet në kohë. Ky është muzeu i mrekullueshëm në ujë – Gjiri i kockave. Ky është një vend që menjëherë tek Ju do të shkaktojë ndjenjën se në mënyrë magjike keni udhëtuar në të kaluarën. Ndoshta edhe nuk është aq joreale, për shkak se faktet flasin se në të kaluarën e largët këtu kanë jetuar njerëz parahistorikë me mënyrën e tyre të veçantë të jetës.
Sipas burimeve të IN Enti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu – Ohër, hulumtimet nënujore arkeologjike në lokalitetin “Pllaka Qyteti i Miqos” në Gjirin e kockave, në ujërat e Liqenit të Ohrit, përveç bregut jugor dhe gjysmë ishullit Gradishte, afër vendbanimit të peshkimit dhe turistik Peshtani janë realizuar në fushata çdo vit nga viti 1997 deri në vitin 2005, dhe në vitin 2007-2008 është kryer rikonstruktimi i një pjese të vendbanimit duke u prezantuar në këtë mënyrë një lokalitet atraktiv arkeologjik në një hapësirë atraktive të liqenit.
Me këto aktivitete hulumtuese për herë të parë në vendin tonë u bë zyrtare arkeologjia nënujore si një degë e arkeologjisë e cila merret me mbetjet, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë nënujore kulturore, e cila për shkak të rrethanave të ndryshme në të kaluarën dhe sot ka mbetur nën sipërfaqen ujore të liqeneve tona. Nga njohuritë e deritashme, veçanërisht Liqeni i Ohrit është i pasur me mbetje të vendbanimeve parahistorike në kunj, objekte të antikës dhe mesjetës të cilat janë fundosur në ujë, kryesisht për shkak të oscilimeve të nivelit të tij, si dhe artefakte të lëvizshme të cilat në të kaluarën janë gjetur në fund të Liqenit, më së shumti për shkak të aktiviteteve të peshkimit ose në kohën e kryerjes së trafikut të liqenit nëpër shekujt e kaluar.
Në lokalitetin “Pllaka Qyteti i Miqos” është zbuluar një vendbanim palafit (në kunj) me përkatësi kohore të kohës së vonshme të bronzit dhe asaj të hershme të hekurit, dhe gjatë hulumtimeve të deritashme janë evidentuar 6000 mbetje të kunjave të drunjtë në ujërat e fundit të liqenit, në thellësi nga 3 deri në 5 metra të cilat kanë mbështetur sipas të gjitha gjasave një platformë të përbashkët të drurit në të cilën kanë funksionuar njëzetë objekte parahistorike banesore, të ndërtuara, gjithashtu, nga druri.
Me aktivitetet e deritashme nënujore arkeologjike është konstatuar madhësia e vendbanimit, është vendosur një rrjet katror arkeologjik nënujor dhe janë realizuar gërmime në disa fusha të hulumtimit. Me këtë rast janë mbledhur artefakte të shumta të kohës së bronzit dhe të hekurit, kryesisht enë të fragmentuara dhe të plota të qeramikës, objekte të gurit dhe strallit, me shumë fragmente të kockave të kafshëve, ndër të cilat ka edhe të tillë që kanë shërbyer si mjete.
Lokaliteti “Pllaka Qyteti i Miqos” në Gjirin e kockave, sot është një kompleks atraktiv muzeor i cili ka shumë përmbajtje: një vendbanim të rikonstruktuar palafit mbi ujërat e liqenit, një kastrum romak i cili është i konservuar, i restauruar dhe i prezantuar në pllajën më të lartë të kodrës “Gradishte”, një objekt i arritshëm me vitrina muzeore dhe një objekt për realizimin e turizmit nënujor.
Një mënyrë më e gjallë dhe më magjike është kur imagjinoni se vendbanimet në kunj kanë qenë vende të vogla banimi të bëra në platformë, të cilat kanë qëndruar në kunja të drunjtë të ngulur në fundin e liqenit. Në këto platforma me kunja kanë qenë shtëpitë, të cilat me një urë të lëvizshme janë lidhur me bregun. Banorët e këtyre vendbanimeve janë marrë më së shumti me peshkatari, por edhe me bujqësi dhe gjueti. Për këtë tregojnë enët dhe sendet e ndryshme të qeramikës dhe gurit të gjetura edhe në tokë të thatë edhe nën ujë.
Kunji më i afërt prej gjithsej 6.000 të zbuluar është 12 metra në liqen, kështu që mendohet se ky është kunji i urës që ka lidhur vendbanimin. Supozohet se është shtrirë në një platformë prej rreth 8.500 m2, dhe në të ka pasur ndoshta 60 vende banimi.
Sot lokaliteti “Pllaka Qyteti i Miqos” në Gjirin e kockave është një kompleks atraktiv muzeor i cili ka shumë përmbajtje. Kompleksi përmban një objekt të arritshëm me një ekspozitë të përhershme të artefakteve të zbuluar dhe një kafe-bar, një bazë për arkeologji nënujore dhe zhvillimin e turizmit nënujor, një vendbanim në kunj me 24 shtëpi parahistorike në një platformë druri mbi ujin e liqenit, shumë ndërtime të rikonstruktuara gjysmë të hapura në kuadër të kastelit (në formë të shtëpive vrojtuese për pushim të vizitorëve) dhe përmbajtje të tjera të cilat pasurojnë ambientin e përgjithshëm të ujërave dhe bregut të Liqenit të Ohrit.
Kur do të dini se afër jush në vendbanimet nënujore në kunj kanë jetuar njerëz, sipas shprehive dhe vlerave të tyre, kanë pasur një ekzistencë të veçantë njerëzore në një mjedis specifik dhe për njeriun modern ndoshta të pakuptimtë, me të gjitha karakteristikat specifike të periudhës parahistorike dhe atë nga koha e neolitit – koha e re e gurit, eneolitit – koha e bakrit, koha e bronzit dhe e hekurit, kjo vetë për vete është magjike. Magjike është ndjenja kur shkelni nëpër ato vendbanime të rikonstruktuara dhe jeni afër mbetjeve të tyre.
A menduat për një moment si kanë jetuar të parët tanë?
Ndoshta Liqeni i Ohrit në vete fsheh shumë më tepër magji nëpër kthjelltësinë e tij.
Shpresojmë se u kënaqet me leximin e tekstit të cilin e përgatiti kolegia jonë Maja Tançeska. Në qoftë se dëshironi të mësoni më shumë – Majën mund ta gjeni pikërisht në Ohër, në Filialën tonë të Tigos me vendndodhje në bul. Turistiçka 75 a – ndërtesa 1 (tek rrethrrotullimi, ndërtesa Peçiare).
Deri në magjinë e ardhshme në Ohër, mos harroni – për dëshirat Tuaja financiare nuk duhet magji. Këtu është Tigo.