Njihuni me Prilepin magjik – pjesa 1, Kullat e Markos
Ky përshkrim i qytetit ndoshta është përshkrimi më përkatës, për shkak se prej ngado që hyni në Prilep dhe kudo që gjendeni në Prilep, e vetmja gjë që do të vëreni janë Kullat e Markos.
Kjo lartësi historike ngrihet mbi qytetin si një engjëll mbrojtës, fortifikatat janë këtu si një arsye për të cilën ekziston Prilepi, ky është një vend që nuk duhet ta anashkaloni nëse keni të paktën disa orë plus për të qëndruar në këtë qytet, i cili gjendet në mesin e vendit tonë. Dy qytetet më të afërta të Prilepit janë “Qyteti i Konsujve”, Manastiri dhe Krusheva historike, që i jep një theks të veçantë gjithë këtij rajoni të rëndësishëm për historinë tonë.
Vendbanimi Varosh është vendbanimi i parë menjëherë nën Kullat e Markos, i cili është shkrirë natyrshëm me to. Ai në të vërtetë është vendbanimi më i vjetër, dhe pranë tij është ngjitur pjesa e re e qytetit, dhe së këtejmi vjen emri Prilep. Kështu thonë gojëdhënat e gjysheve dhe gjyshërve tanë. Sot vendbanimi gjendet në veriperëndim të qendrës së Prilepit, në periferinë e qytetit, rrëzë Kullave të Markos, në lartësi mbidetare prej 680-700 metra. Në fakt, emrin Varosh ky vendbanim e ka marrë në shekullin XIV dhe në disa dokumentet përmendet si Qyteti i Markos. Por, arkeologjia paraqet mbetje të kësaj zonë prej shumë më herët dhe tregon se ka ekzistuar një vendbanim i hershëm antik – Keramia. Në periudhën romake, ky vendbanim i vogël si fshat është zgjeruar në zonën jugperëndimore, për çka dëshmojnë dekorimet e gjetura të mermerit të një bazilike të krishterimit të hershëm. Baza e ndërlikuar e portalit hyrës flet për shumë ndërtime shtesë dhe rikonstruktim të hapësirës. Sipas disa gjetjeve historike, kjo kala, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIII, por edhe më vonë, është mbrojtur nga vetëm 40 ushtarë. Vendbanimi ka qenë i vendosur në jug të akropolit, i shtrirë në rreth 3,6 hektarë. Në murin e tij të veriut qëndron një portë e dyfishtë, si dhe shtëpia e madhe e rojeve, e vendosur në mes të hyrjeve. Në murin e jugut qëndrojnë tri kulla të ruajtura mirë. Shiriti më i ulët i murit përbëhet nga një seri muresh, të ndërtuara në një vijë të thyer. Në pjesën perëndimore gjenden varret e prerë në shkëmb. Në shekullin XIV, kjo pjesë ka shërbyer si strehë e përkohshme e banorëve përreth.
Në disa burime mund të gjejmë se kjo zonë në këtë moment është e pasur me gjithsej 29 vende arkeologjike prej kohës së hekurit dhe të bronzit, e deri në mesjetën e vonë. Në fakt, Kullat e Markos në vetvete fshehin shumë më tepër histori, shumë më tepër se një guxim mesjetar, kjo zonë në vete përmban gërmime, të cilat janë dëshmi të pranisë së civilizimit qysh nga koha antike.
Më 10 prill të vitit 2006, zona është shpallur Monument i Natyrës.
Kur dilni nga Varoshi dhe drejtoheni drejt fortifikatave, fillimisht do të hasni në një shkëmb i cili është raritet i natyrës për atë zonë, një shkëmb i cili është i njohur si “Elefanti” për shkak të formës së tij, dhe menjëherë pranë tij gjendet një amfiteatër. Në fakt e tërë zona është një vepër artistike e formave të pazakonta të shkëmbinjve të vegjël dhe të mëdhenj, të tillë çfarë mund t’i krijojë vetëm natyra.
Duke ndjekur rrugën, largoheni nga Varoshi dhe filloni të ndjeheni si pjesë e historisë, pranë jush i shihni fortifikatat, dhe pak më larg jush keni pamjen panoramike mbi Prilep. Ndërsa gjendeni në mes të fortifikatave, relievit shkëmbor specifik dhe të pazakontë dhe pamjes panoramike, në fakt, bëheni të vetëdijshëm se jeni në trekëndëshin magjik, në mes të historisë, natyrës jashtëzakonisht kreative dhe kohës moderne. Nëse keni guxim dhe jeni të gatshëm ta “flijoni” veturën tuaj në një natë, atëherë në këtë zonë mund të gjendeni edhe në një trekëndësh magjik, në mes të qiellit të hapur me yje, egërsisë së errët shkëmbore dhe Prilepit të ndriçuar.
Duke shkuar më lart, shikoni dhe shkoni drejt majës së njohur në mesin e prilepasve si “Tupani”, kaloni nëpër muret jo të plota për të cilat thjeshtë nuk mund të jeni të sigurt se nga cila periudhë datojnë, në qoftë se nuk jeni një arkeolog i udhëzuar në këtë zonë. Shumë mbetje arkeologjike na fusin në një lloj kaosi i cili krijon ndjenjën se megjithatë jemi duke shkelur në një vend të rëndësishëm historik. Kini kujdes, mund të përzieni përshtypjet rreth asaj se cilët gurë janë të natyrës, dhe cilët janë të mureve, të shkrirë si një tërësi e jashtëzakonshme.
Në maje, e arrini veçantinë dhe madhështinë e Kullave të Markos. Aty e ndjeni rëndësinë e ekzistencës së asaj që prilepasit e quajnë “Markukule. Prej aty mund të analizoni vendndodhjen e qytetit, por edhe të rajonit. E keni Prilepin në pëllëmbë, Treskavecin, Pletvarin, dhe në anën tjetër në largësi janë zonat drejt Krushevës, por edhe zonat drejt Makedonski Brodit dhe Kërçovës dhe fillimi i Pellagonisë së rëndësishme në largësi. Rruga deri në maje nuk është e gjatë dhe e vështirë, nuk është malore, por është kodrinore dhe e shënuar në mënyrë të shkëlqyer. Angazhimi që do ta investoni për të ecur në këmbë është shumë i vogël dhe i parëndësishëm në krahasim me përvojën që e merrni në vetë majën. Kur gjendeni atje lart, dëshironi të zbrisni drejt qytetit sa të jetë e mundur më ngadalë, për ta ruajtur magjinë sa të jetë e mundur më gjatë.
Gjërat më të bukura shumë shpesh janë falas. Prilepi këtë magji e ofron falas. Kur diku do të hasni se Prilepin e quajnë “Qyteti Hero” do të dini se këtë epitet nuk e ka merituar vetëm nga historia e re, por vlerat e tij të civilizimit kjo zonë i mban nga historia e largët, kuptohet, me ndihmën e gërshetimit të mrekullueshëm të natyrës.
Shpresojmë se jeni kënaqur duke lexuar udhëpërshkrimin e kolegut tonë Goce Angeleski. Nëse dëshironi të dini më shumë – Gocen mund ta gjeni pikërisht në Prilep, në Filialin tonë të Tigos me vendndodhje në Kej 1 Maj 33 A – (Garazhi i ri shumëkatësh, pranë tregut, buzë lumit).
Deri në magjinë e ardhshme të Prilepit, mos harroni – për dëshirat e Juaja financiare nuk duhet magji. Këtu është Tigo.