Para, blerje, festa: Mësoni se cilat janë mënyrat më efikase për t’u përballur me euforinë para Vitit të Ri
Edhe zyrtarisht, muaji i fundit i vitit më të pazakontë 2020 – mbërriti.
Fillojnë të zbukurohen shtëpitë, rrugët, dhe në një atmosferë pak më ndryshe, qyteti megjithatë e jeton magjinë dhe euforinë e Vitit të Ri. Për shumicën nga ne, sezoni i festave sjell shpenzime të mëdha, sidomos nëse jeni prej atyre që, të bartur nga magjia e Vitit të Ri, shpesh janë të lëndueshëm në oferta aksionale, blejnë në mënyrë impulsive dhe pa plan – dhe në këtë mënyrë direkt e çekuilibrojnë buxhetin familjar.
Të vetëdijshëm se buxheti i planifikuar për festat që na presin sjell shpenzime të reja shtesë dhe krahas asaj se do të përmbahemi nga daljet e panevojshme nga shtëpia, mbetet nevoja për blerje siç janë dhuratat për më të dashurit, shpenzimet për zbukurimet e shtëpisë, shpenzimet për blerjen e ushqimit, gardërobës etj.
Për këtë arsye, Ju propozojmë 5 shprehi që do të Ju ndihmojnë më mirë të menaxhoni paratë në periudhën para Vitit të Ri.
Caktoni një shumë për shpenzim – Nisni me caktimin e buxhetit në përputhje me planin dhe kuletën tuaj. Pastaj, bëjeni një listë me emrat e personave të dashur për të cilët dëshironi të blini dhuratë, dhe menjëherë pranë dhuratës shkruajeni shumën që ju e vlerësoni se është adekuate. Lista Juaj mund të përfshijë anëtarë të familjes, miq dhe fqinj, bashkëpunëtorë afaristë etj.
Bëhuni përzgjedhës – Në qoftë se tanimë keni blerë një dhuratë për dikë, hiqeni atë nga lista. Shmangni shtimin e personave të tjerë për dhurata në momentin e fundit vetëm për ta bërë dhuratën tuaj më të rëndësishme.
Bëni një hulumtim – Mësoni se ku janë ofertat më të mira aksionale në qytet, dhe për këtë do t’ju ndihmojnë shumë edhe Dyqanet e Internetit. Kështu, përveç se do të mbroni veten dhe do të shmangni daljen e panevojshme nga shtëpia, me shumë gjasa është se do të gjeni edhe disa zbritje shtesë për porosi përmes Internetit.
Rezistoni sprovimit – Sa herë Ju ka ndodhur të hyni në dyqan me qëllim që të blini një produkt, dhe keni dalë nga aty me diçka krejt tjetër? Prandaj, gjithmonë blijeni vetëm atë për të cilën keni ardhur. Gjithashtu, mos i kushtoni vëmendje produkteve të imta aksionale, për shkak se gjasat janë të mëdha që ato të jenë në dispozicion edhe në ndonjë dyqan tjetër me një çmim edhe më të ulët.
Kini kujdes në shkronjat e imta – Shpenzimet e paketimit, dekorimit të shtëpisë, dhe duke përfshirë edhe shpenzimet e transportit të dhuratave janë shpenzime reale që duhet t’i merrni parasysh.
Të vetëdijshëm se planifikimi i buxhetit për festat që vijojnë sjell edhe shpenzime shtesë, si mik në momentet më të nevojshme, Tigo Ju ofron kredi të shpejtë nga 2.000 – 80.000 denarë, një opsion që në masë të madhe mund të Ju ndihmojë për “të mbijetuar dhjetorin”.
Aplikoni onlajn në wwwtigo mk ose në ndonjë nga filialet e Tigos në të gjithë vendin – përgjigja për aplikimin merret për 30 sekonda, dhe pagesa me para në dorë kryhet për vetëm 10 minuta. Për më tepër dhe me shumë rëndësi është se keni një opsion për shlyerje të shumëfishta mujore deri 24 muaj - që në vetvete është një rrethanë lehtësuese sidomos për Vitin e Ri kur buxheti është i ngarkuar.
Kalojini festat të lumtur dhe të gëzuar, ashtu siç e meritoni!