Përfundojeni muajin pa strese: Këshilla të Tigo.mk për t’u liruar nga stresi

Fundi i muajit, siç është tetori, mund të jetë veçanërisht stresues, kur përveç "depresionit" të vjeshtës për shkak të zvogëlimit të dritës së ditës, ditëve të pakta me diell dhe të ftohtit të papritur, detyrohemi të përballemi me të gjitha shpenzimet e akumuluara financiare dhe rroga rrallë është e mjaftueshme për të zgjidhur të gjitha. Tensionin e shtojnë përgjegjësitë në punë, përballja me karaktere të ndryshme njerëzore në fushën private dhe profesionale, si dhe presione të tjera të panumërta që kemi në çdo hap.  

Tigo ju ofron disa këshilla për përballimin më të lehtë dhe më të suksesshëm të stresit, sepse neglizhenca e zgjatur e shkaqeve mund të jetë e rrezikshme dhe të çojë në përkeqësim të shëndetit tuaj fizik dhe mendor.

 

  1. Identifikoni arsyet pse ndiheni të tensionuar
    Gjeni kohë gjatë ditës për të analizuar të gjitha gjërat e vogla që ju kanë prishur humorin e mirë dhe ju kanë bërë të dilni nga binarët. Pasi të identifikoni shkaqet, përballja me to do të jetë shumë më e lehtë, do të keni të përgatitur një reagim të përshtatshëm nëse do të gjendeni në një situatë të ngjashme dhe do të ulni nivelin e nervozës herën tjetër. Për shembull, nëse jeni një person që nuk dini të thoni "jo", do t'ju bëjë në situatën tjetër kur do t'ju kërkohet të lëshoni pe ose të merrni një barrë të re mbi kurrizin tuaj, duke shpjeguar me vendosmëri arsyet të thoni "jo" dhe në të njëjtën kohë të ruani marrëdhëniet e mira.
  2. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj fizik
    Thonë në "trup të shëndoshë, shpirt i shëndoshë", dhe shpirti është pikërisht disponimi yt që të lëviz dhe të çon në fitore të reja. Prandaj, përpiquni t'i kushtoni pak më shumë vëmendje shëndetit tuaj fizik përmes ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm. Ushtrimet e lehta në dhomën e ndenjes dhe ushqimet e shëndetshme që përfshijnë shumë fruta dhe perime janë të mjaftueshme për një fillim. Pasi të krijoni një zakon për t'u kujdesur për shëndetin tuaj, do të motivoheni të hulumtoni dhe do të fusni risi për të kaluar në një nivel edhe më të lartë në kujdesin për shëndetin tuaj.   
  3. Planifikojeni kohën tuaj
    Të kesh një plan të saktë të të gjitha aktiviteteve dhe përgjegjësive të planifikuara gjatë javës mund të ulë ndjeshëm nivelet e stresit. Menaxhimi i suksesshëm i kohës, duke marrë parasysh kapacitetet tuaja, do të thotë t'i jepni përparësi përgjegjësive nga më e rëndësishmja tek më pak e rëndësishmja, kështu që do të keni kohë për gjithçka, dhe njerëzit përreth jush do të jenë më të kënaqur dhe më të lumtur sepse të gjithë do të marrin një pjesë të kohës dhe vëmendjes suaj. Në këtë mënyrë ju investoni në marrëdhënie pozitive me miqtë tuaj, të cilët janë gjithmonë këtu për të dëgjuar problemet tuaja, por edhe për të ofruar këshilla të dobishme se si t'i përballoni ato..
  4. Ndani kohë për gjërat që nxisin ndjenja pozitive te ju
    Praktikimi i teknikave të relaksimit, si joga ose meditimi, mund të zvogëlojë nivelin e tensionit dhe t'ju ndihmojë të luftoni stresin. Por, nëse mendoni se nuk jeni njeri për këtë, nganjëherë edhe kalimi i kohës në natyrë, ecja, shëtitja dhe lojërat me kafshën tuaj shtëpiake, shikimi i një filmi të bukur, përgatitja e një specialiteti të ri kulinar ose thjeshtë kënaqësia me të dashurit tuaj, do t’ju “armatosin” me ndjenja pozitive dhe gatishmëri për një sfidë të re stresuese.
  5. Kërkoni mbështetje financiare për shpenzimet për të cilat rroga nuk është e mjaftueshme
    Është mirë të kesh një mik që do të ofrojë mbështetje financiare sa herë që të jetë e nevojshme. Por miq të tillë janë të rrallë sepse në ditët e sotme pothuajse të gjithë kanë një buxhet të kufizuar dhe po përpiqen t'ia dalin mbanë. Në këto situata, këtu është Tigo.

Në 29 lokacione anembanë vendit dhe në www.tigo.mk mund të aplikoni për kredi nga 2.000 deri në 100.000 denarë, pa turma, pa pritje në radhë, pa shqetësime, vetëm me letërnjoftim dhe pa asnjë dokumentacion shtesë. Koha nga aplikimi deri në para në dorë në filialet e Tigo-s matet me minuta. Kështu, kredia e parë e Tigo-s me shlyerje të njëhershme deri në 30 ditë është me 0% kamatë, 0 denarë provizion dhe 0% SHSHP respektivisht plotësisht FALAS ose sa merrni, aq do të ktheni, dhe nëse zgjidhni opsionin për shlyerje të shumëfishta deri në 24 muaj, shlyerja e parë është PA ASNJË SHPENZIM, gjegjësisht paguhet vetëm shuma mujore e kapitalit. Më shumë informacion për kreditë e volitshme dhe përgjigjet pse Tigo është më i shpejtë se stresi, mund të merrni në filialet e Tigo-së afër jush ose në Qendrën e Kontaktit në numrin e telefonit 13 700.

 

Mos vononi, mposhtni stresin që sot! Për të ndjerë ndryshimet ndoshta do të keni nevojë për një kohë, por çdo investim në vetvete, shpaguhet, dhe shumë shpejtë do të jeni falënderues ju dhe të dashurit tuaj rreth jush.

 

Vetëm përpara! Stresi do të mposhtet!

Related articles

Kthehu