Ndryshim i produkteve që i ofron TIGO!

Si një kompani përgjegjëse, pjesëmarrëse në tregun financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tigo preferon standarde të larta të menaxhimit të korporatës dhe një shkallë të lartë të etikës së punës, dhe si rezultat i kësaj, aktivitetet tona të biznesit bazohen në inovacionet e vazhdueshme dhe kryerjen e plotë të detyrave dhe operacioneve dhe ato gjithnjë janë në përputhje me legjislacionin ekzistues dhe në fuqi. E gjithë kjo është për një qëllim të vetëm, që është mundësimi i një qasjeje më të lehtë në mjetet financiare që janë të nevojshme për individët në mjedisin dhe shoqërinë tonë.

Në përputhje me ndryshimet në legjislacion që do të jenë aktive duke filluar nga data 08.04.2019, produkti ynë “Kredia në këste” përkohësisht nuk do të jetë në dispozicion.

Sa i përket kredive ekzistuese aktive me këste, ato nuk do t’i nënshtrohen asnjë ndryshimi dhe klientët do të kenë mundësinë për t’i paguar ato në mënyrën e rënë dakord, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar për limit të kredisë dhe anekset shtesë të lëshuara për të njëjtën.

 

Ndryshimet për klientët e rinj

Që nga 1 prilli, klientët e rinj do të kenë mundësinë për të aplikuar vetëm për kredi me një pagesë të vetme (të njëhershme). Klientët do të kenë mundësinë për të ngritur kredi deri në 25.000 MKD dhe për të kthyer mjetet në afat prej 30 ditësh. Kredia e parë deri në 17.500 MKD është falas për klientët dhe ata do të kthejnë vetëm atë shumë që e kanë ngritur.

 

Ndryshimet për klientët ekzistues

Që nga 1 prilli, produkti “Kredia në këste” përkohësisht nuk do të jetë në dispozicion. Në qoftë se klienti përdor dhe ka një kredi aktive në këste ose një kredi me pagesë të vetme në këtë moment, pagesa e saj do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë siç është rënë dakord paraprakisht, por klientët nuk do të jenë në gjendje për të përdorur mjetet shtesë nga limiti i tyre i kredisë, respektivisht për të marrë një kredi të re, do të duhet të paguhet kredia ekzistuese. Në qoftë se Ju jeni një klient ekzistues në Tigo dhe nuk keni kredi aktive në këtë moment, opsioni për të ngritur një kredi të re me pagesë të vetme në kuadër të limitit Tuaj të kredisë Ju qëndron plotësisht në dispozicion. Në qoftë se merrni vendim për të ngritur një kredi të tillë, atë do të duhet ta paguani në afat prej 30 ditësh.

 

Çfarë duhet të prisni në të ardhmen?

Ekipi i Tigo-s është i përkushtuar dhe i orientuar plotësisht drejt gjetjes së zgjidhjeve të reja inovative me të cilat do të avancojë produktet e tij ekzistuese dhe do të mundësojë një shërbim më të mirë për klientët e tij. Ekipi ynë tanimë është duke punuar në idetë për futjen e produkteve të reja në periudhën e ardhshme.

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

 

Related articles

Kthehu