Propozim-dhuratat e këtij Shën Valentini që garantojnë se do të shkaktojnë një buzëqeshje
Nuk ka rëndësi nëse ju jeni në një marrëdhënie të gjatë dashurie apo jo, festa e Shën Valentinit festohet nga ata që duan në mënyrë romantike të befasojnë partnerin me rastin e festës së Shën Valentinit. Dhe në qoftë se ju u takoni atyre që ende nuk kanë zgjedhur se çfarë do t’i dhurojnë personit të dashur për Shën Valentin, atëherë këto ide për një dhuratë do të nxisin imagjinatën tuaj!
- Buqetë me trëndafila ( për të dashurën)
Lulet (sidomos trëndafili i kuq) gjithmonë janë një dhuratë e bukur, dhe për Shën Valentinin kanë një rëndësi të veçantë dhe janë të detyrueshme, të paktën si një shtojcë për dhuratën që e keni menduar. Në qoftë se doni që lulet të jenë në fokusin e dhuratës, vendosni për një buqetë me trëndafila dhe një çokollatë.
- Vauçer (për të dashurin dhe për të dashurën)
Vauçerët si dhuratë, përveç për ditëlindje, janë një dhuratë e shkëlqyer edhe për Shën Valentin! Sot ju mund të dhuroni lloje të ndryshme të vauçerëve, të tillë si vauçerë nga një markë e njohur e modës, vauçerë për kënaqje të plotë spa dhe zbukurim apo nga ana tjetër vauçerë mujorë për të bërë sport. Zgjedhja është me të vërtetë e madhe.
- Parfum (për të dashurin dhe për të dashurën)
Nuk ka dallim nëse ju blini një dhuratë të destinuar për të dashurin apo për të dashurën, parfumi është një dhuratë universale me të cilën nuk mund të gaboni. Vetëm, kushtojini vëmendje më të madhe llojit të parfumit të cilin partneri juaj e preferon, siç është marka e parfumit ose lloji i parfumit, të tilla si i luleve, i butë dhe kështu me radhë.
- Stoli (për të dashurin dhe për të dashurën)
Stolitë lënë përshtypjen se për Ju është i rëndësishëm imazhi i partnerit. Nëse gjysma juaj më e butë e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe nuk frikësohet për të treguar elegancën e saj – atëherë byzylyk, gjerdan ose një palë vathë, është një dhuratë e vërtetë. Nëse gjysma e juaj më e fortë është person që i kushton me të vërtetë shumë kujdes pamjes së tij - atëherë një byzylyk lëkure do të jetë një goditje e plotë!
- Për fund, kini parasysh se pothuajse secili prej nesh më shumë i vlerëson dhuratat në të cilat është investuar përpjekje dhe vëmendje gjatë zgjedhjes, ku shihet se dikush e kupton uniken tonë dhe na dhuron diçka që korrespondon me personalitetin dhe karakterin tonë. Pra, nëse partneri juaj i pëlqen aventurat, befasojeni atë me një dhuratë si drejtimi i një helikopteri, ose një turne aventureske me hipjen në kuaj. Nëse partneri juaj është tip sportiv, ju vendosni për të porositur një dhuratë vauçer për aktivitetin e tij të preferuar sportiv (palestër, not, joga ...)
Ne shpresojmë se sugjerimet Ju kanë ndihmuar menjëherë dhe ju tashmë jeni duke marrë parasysh se sa kushton dhurata e propozuar :)
Dhe mos u bëni merak nëse ajo tejkalon buxhetin Tuaj! Për këtë - këtu është Tigo! Aplikoni falas për një kredi të shpejtë të Tigos nga 2.000-80.000 denarë, vetëm me letërnjoftim dhe merrni paratë në dorë për 10 minuta!
Përveç kësaj, deri në 14 shkurt, shfrytëzojini ofertat promovuese:
- Deri në 50% zbritje mbi shpenzimet për kredinë e parë të Tigos me një shlyerje të njëhershme prej 30 ditësh
- Deri në 20% zbritje mbi shpenzimet për opsionin me shlyerje të shumëfishta deri në 3 muaj
APLIKONI KËTU ose në filialin më të afërt të Tigos tani!
Për më shumë informacion thirrni në 13 700.