Pse Tigo Fajnans është një kreditor i përgjegjshëm?

 

Të jesh një kreditor i përgjegjshëm është themeli i aktiviteteve tona të biznesit si shoqatë financiare. Në fakt, si pjesë e Asociacionit të Shoqatave Financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Tigo Fajnans punën e vet e bazon në kreditimin e përgjegjshëm të klientëve, si dhe në forcimin e kapaciteteve financiare dhe arsimimin financiar të tyre.

Operacionet tona të biznesit janë të bazuara në vlerat tona: qasja, shpejtësia, transparenca, besimi, besnikëria dhe përkushtimi për klientët - dhe duke zbatuar praktikat më të mira teknologjike - ne vazhdojmë të rritemi dhe të piqemi si një kompani e përgjegjshme fintek, e cila ofron zgjidhje të reja novatore lidhur me punën e përditshme të biznesit dhe edukimin financiar të individëve.

 

 

Kështu, duke filluar një projekt digjital për edukimin financiar të klientëve, ne me përgjegjësi dhe ndershmëri përpiqemi për arsimimin financiar të tyre. Ofrimi i zgjidhjes më të mirë kreditore për konsumatorët tanë në mënyrë që ata të mos kenë vështirësi të mëdha në kthimin e kredisë, është prioritet yni dhe kornizë etike në të cilën e bazojmë punën tonë. Kreditë tona i promovojmë vërtetë dhe pa dykuptimësi që mund të çojë konsumatorët në konfuzion.

Nga kjo arsye, dhe në drejtim të kreditimit të përgjegjshëm dhe edukimit për menaxhimin e financave Tuaja, këtu Jua prezantojmë disa këshilla të dobishme që Ju duhet t’i merrni parasysh para se të aplikoni për një kredi: 

Merrni aq sa Ju është e nevojshme: Mos bini në tundim për të marrë shumën maksimale, në qoftë se nuk Ju duhet. Kjo do t’Ju kursejë nga rreziku i shlyerjes së mjeteve më të mëdha financiare se sa që me të vërtetë jeni në gjendje;

Sigurohuni se do të jeni në gjendje për të paguar në kohën e duhur kredinë: Para se të nënshkruani Marrëveshjen e Kredisë me kujdes krahasoni shumën e kësteve mujore me të ardhurat dhe shpenzimet Tuaja mujore, për të shmangur vështirësitë me rastin e kthimit të kredisë Suaj.

Paguajeni kredinë rregullisht: Përveç se shlyerja në kohë e kredisë do t’ju japë rehati, me rëndësi është që të dihet se të gjithë ata që kanë marrë kredi në të kaluarën kanë të shkruar një histori të kreditit. Sa është ajo më në rregull, për aq është më i lehtë dhe vendimi ynë për secilin aplikim Tuajin të ardhshëm për kredi - dhe rritet edhe mundësia për të rritur kufirin Tuaj të kreditit. 

Keni nevojë për një ndihmë urgjente financiare? Aplikoni online për një kredi prej 26.000 deri në 80.000 denarë. Kredia e parë është FALAS me 0% interes.     

Për shërbimet tona, ju mund të qaseni online ose në një nga 26 filialet në 19 qytete në të gjithë vendin, si dhe aplikimi në të dy vendet është po aq i shpejtë dhe i thjeshtë - përgjigjja për aplikimin merret për 30 sekonda, dhe pagesa në para të gatshme kryhet për vetëm 10 minuta. Për më tepër, aplikimi i parë është falas, d.m.th kredia e parë deri në 26.000 denarë është me normë interesi 0%.      

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

Related articles

Kthehu