Punonjësit e TIGO Fajnans me një donacion për Shoqatën e Përfshirjes Digjitale “Hapni dritaret”

Janë ofruar gati 50 trajtime individuale në Qendrën e Arsimit Special të Fëmijëve dhe të Rinjve të Shoqatës për Promovimin e Teknologjisë Ndihmëse dhe Përfshirjes Digjitale për personat me aftësi të kufizuara “Hapni dritaret”.

Donation

Falë donacionit të Kompanisë Tigo Fajnans dhe punonjësve të saj, një nga fëmijët apo të rinjtë me aftësi të kufizuara me të cilët punon Shoqata “Hapni dritaret”, do të marrë trajtime individuale falas në një periudhë prej pesë muajsh me një defektolog ose logoped në Qendrën e Teknologjisë Ndihmëse të Shoqatës, të nevojshme për përparimin e tij të mëtejshëm në arsim dhe përfshirje aktive në shoqëri .

Fondet në fakt u mblodhën në kuadër të pazarit humanitar të Vitit të Ri me një ankand të cilin punonjësit e Tigo Fajnans në mënyrë të pavarur e kanë organizuar, dhe Kompania e ka rritur dyfish shumën me qëllim që të sigurojë mbështetje sa më të madhe të punës së Organizatës, por edhe të veprojë në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve të Qendrës së saj të Arsimit Special, që do të mundësojë një kujdes ndihmës edhe për fëmijët dhe për të rinjtë të cilët për momentin janë në listën e pritjes për trajtime individuale, dhe kanë një nevojë të rregullt për shërbimet falas të Shoqatës.

Në këtë aktivitet, pra, gjithsej 45 punonjës të Tigos kanë bërë zbukurime të Vitit të Ri të cilat më tej përmes ankandit i kanë shitur dhe i kanë blerë ndërmjet vete, dhe nga Kompania thonë se kjo iniciativë është me qëllim që të mundësohet një qasje më e mirë në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, si dhe e e-përfshirjes për të gjithë, që njëherësh është edhe përcaktim strategjik i Shoqatës.

“Me të vërtetë kemi kënaqësinë e madhe që punonjësit tanë në mënyrë të pavarur janë bashkuar në këtë iniciativë humane dhe që të gjithë së bashku veprojmë për një bashkësi më të mirë përfshirëse. Në fund të fundit, si Kompani Fintek, ne jetojmë në një kulturë të korporatave që është e orientuar në drejtim të ngritjes së vetëdijes për përparësitë e teknologjisë, dhe kështu bashkëpunimi me Shoqatën “Hapni dritaret” ishte dhe logjike. Besoj se fondet e mbledhura nga zemra e kolegëve, do të jenë me rëndësi të madhe për fëmijët për të cilët kjo mbështetje është me të vërtetë e nevojshme, dhe ne si një kompani vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim praktikën përgjegjëse edhe të punonjësve tanë, por edhe përmes të gjitha proceseve të punës së Kompanisë”, tha Gordana Jovanovska, Drejtoreshë e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Tigo Fajnans.

Nëpërmjet këtij donacioni Tigo hyn në programin e “Kumbarisë” së Shoqatës, themeli i së cilës është ndërtimi i bashkëpunimit afatgjatë me sektorin e biznesit lokal.

“Pikërisht falë komunitetit lokal të biznesit, Qendra jonë në 5 vitet e kaluara arriti të mbulojë shpenzimet e çdo familjeje që ka një fëmijë apo të ri që ka nevojë për një trajtim të individualizuar profesional. Megjithatë për momentin edukatorët tanë specialë punojnë me numër të përdoruesve i cili tejkalon kapacitetin e tyre javor, dhe nga ana tjetër nevoja për mbështetjen tonë rritet nga dita në ditë për gjithnjë e më shumë familje dhe në fakt me këtë donacion ne do të arrijmë të sigurojmë një vazhdimësi të shërbimeve. Me të vërtetë na gëzon fakti që të punësuarit e Tigos njohin rëndësinë dhe besoj se kjo do të jetë një nxitje edhe për kompanitë tjera përgjegjëse për të mbështetur Qendrën tonë”, deklaroi Krenar Qoku, person përgjegjës për marrëdhënie me publikun dhe fandrejzing në Shoqatën e Teknologjisë Ndihmëse “Hapni dritaret”.

Përndryshe trajtimi të cilin e marrin përdoruesit është krijuar sipas nevojave dhe aftësive të çdo personi veç e veç, dhe Qendrën e vizitojnë fëmijët me paralizë cerebrale, autizëm, Sindromën e Daunit, disleksi, vështirësi në të folurit, të verbër dhe fëmijët me shikim të dobët, fëmijët me vështirësi në të mësuarit etj. Për këta persona Qendra mundëson qasjen në informacione dhe njohuri përmes teknologjisë ndihmëse kompjuterike dhe softuerëve edukativë, duke përmirësuar funksionimin e tyre të përditshëm, me qëllim që të promovohet një pjesëmarrje e barabartë e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha format e shoqërisë.

Related articles

Kthehu