Si të aplikosh për një kredi të Tigo-s onlajn
Nëse nuk do turma, pritje të gjata dhe procedura të komplikuara për të aplikuar për kredi, dhe ke një nevojë urgjente për mjete financiare, atëherë aplikimi onlajn në Тigo.mk është mënyra e vërtetë për ty.
Aplikimi onlajn në www.tigo.mk është i lehtë si një, dy, tre dhe nuk është e nevojshme të jeni një ekspert i teknologjive informatike!
Nëse je një klient i ri, pasi të kesh zgjedhur shumën për të cilën dëshiron të aplikosh, dhe ajo mund të lëviz nga 2.000 deri 100.000 denarë, i shkruan të dhënat tuaja personale dhe informacionin e kontaktit. Zgjedh mënyrën e dëshiruar të pagesës së mjeteve financiare, si dhe mënyrën e shlyerjes së borxhit. Me siguri tanimë e di se në Tigo merr kushtet më të volitshme dhe më komfore të shlyerjes, apo jo? Mund të zgjedhësh kredi me shlyerje të njëhershme deri 30 ditë e cila është plotësisht FALAS, gjegjësisht sa merr – aq kthen. Ose nga ana tjetër, nëse dëshiron shlyerje në më shumë shlyerje të rehatshme, patjetër kontrolloni opsionin e shlyerjeve të shumëfishta në 3, 6, 12, 18 apo 24 muaj, ku për shlyerjen e parë mujore nuk paguan as kamatë, as ndonjë provizion ose shpenzim, d.m.th. e paguan vetëm shumën mujore të kapitalit.
Pas rishikimit dhe verifikimit të detajeve të kredisë suaj, në mënyrë të domosdoshme shqyrtoje Marrëveshjen e kredisë dhe Informacionin parakontraktual (të shënuara dukshëm me ngjyrë të kaltër), sigurohu se i ke kuptuar mirë, dhe nëse pajtohesh – konfirmoje. Në këtë mënyrë, e gjithë procedura e aplikimit ruan transparencën e saj dhe klientët janë të njohur me të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga Marrëveshja e kredisë.
Në fund, përgjigjen kthyese për aplikimin tënd të kredisë e merr menjëherë, për vetëm disa sekonda, dhe kjo është gjithçka!
Shikojeni videon për të parë se sa është e thjeshtë!
Gjithsesi përveç në mënyrë onlajn, për një kredi të Tigo-s mund të aplikoni edhe në filialet e Tigo.mk, në 29 lokacione në vend, dhe për të gjithë informacionin shtesë lidhur me kreditë dhe aplikimin në dispozicion ju qëndron Qendra e Kontaktit në numrin e telefonit 13 700.
Kapërce procedurat e komplikuara të aplikimi dhe ngritjes së kredisë, apliko në Tigo.mk dhe merri paratë menjëherë!