Tigo këshillon - 5 strategjitë si të mundni stresin e shkaktuar nga mungesa financiare
Nuk ka rëndësi nëse ju jeni një planifikues i shkëlqyer i financave, apo jeni duke u ballafaquar me vështirësi në planifikimin e buxhetit Tuaj, sigurisht shpesh Ju ka ndodhur të përballeni me një situatë stresuese e shkaktuar nga mungesa financiare. “Stresi financiar” mund të lindë nga një larmi situatash me të cilët jemi të rrethuar në mënyrë të përditshme, si situata të paparashikueshme për shkak të riparimit urgjent të veturës, prishjes së një pajisje elektrike dhe zëvendësimit ose riparimit të saj, mungesës së mjeteve financiare për shkak të të ardhurave të ulëta, borxheve... Kjo mund t’i ndodhë gjithkujt, pa marrë parasysh se sa mirë i menaxhon paratë e tij.
Por, edhe më e rëndësishme është që ballafaqimi me situatat stresuese të shkaktuara nga mungesa financiare është një problem i zgjidhshëm - vetëm duhet të zgjidhni strategjinë e vërtetë që do t’ju ndihmojë për të “nokautuar” stresin dhe si fitues të dilni nga situata në të cilën gjendeni. Ju paraqesim disa strategji që mund t’i aplikoni për të hequr qafe stresin dhe për të lehtësuar funksionimin e përditshëm.
- Krijoni një buxhet
Ndoshta këtë strategji e keni dëgjuar apo lexuar shumë herë deri më tani dhe vetë informacioni për krijimin e buxhetit Jua shton “stresin financiar”, por krijimi i një buxheti është një mjet i fuqishëm që do të Ju lejon për të marrë kontrollin mbi financat, të ardhurat dhe shpenzimet Tuaja. Ekzistimi i një buxheti në fakt është vendosja e një plani të shpenzimeve që do të Ju tregojë nëse të ardhurat Tuaja i mbulojnë shpenzimet Tuaja të menjëhershme dhe në mënyrë përkatëse me këtë, nëse është e nevojshme një rishpërndarje dhe dhënie e një përparësie ose një kërkim i mënyrave të tjera për mbulimin e shpenzimeve. Disa muajt e parë të planifikimit dhe respektimit ndaj buxhetit janë më sfiduese, por sapo të kuptoni se çfarë duhet të bëni, do të mund të zvogëloni kohën e planifikimit, dhe nga ana tjetër, të zvogëloni kohën për t’u shqetësuar rreth mungesës së parave, sepse do të keni një pamje më të qartë se çfarë duhet të bëni.
- Krijoni një fond për situata të paparashikuara
Fondi për situata të paparashikuara ka për qëllim të mbulojë shpenzimet e papritura dhe situatat e papritura financiare. Edhe pse riparimi i veturës mund të jetë i kushtueshëm dhe stresues, sepse shpesh vjen papritmas, ju e dini që mund të përdorni fondin tuaj për situata të paparashikuara për të mbuluar shpenzimet, dhe për këtë arsye, stresi do të zhduket. Gjithashtu, më lehtë është të përdorni paratë në buxhetin tuaj në mënyrën të cilën e keni planifikuar në qoftë se e dini se ju keni një fond të mjeteve financiare për situata të paparashikuara, gati për të mbuluar situatat e papritura që mund të ndodhin. Ndërtimi i fondit për situatat e paparashikuara në fillim mund të duket e vështirë, veçanërisht nëse ju jeni duke luftuar për t’ia dalë mbanë deri në fund të çdo muaji. Prandaj, filloni me vendosjen e shumave të vogla.
- Ndiqeni progresin tuaj
Edhe pse kjo mund të tingëllojë sikur nuk është një zgjidhje për situatën Tuaj financiare, megjithatë mund të bëjë një ndryshim të madh në sasinë e stresit që e ndjeni çdo ditë.
Gjeni aspektet pozitive të situatës Suaj financiare duke ndjekur progresin Tuaj drejt qëllimeve Tuaja financiare. Duke parë aspektet pozitive të situatës Suaj të tanishme financiare mund gjithashtu të ndihmojë në zbutjen e stresit. Mbani mend, ju mund të ndryshoni situatën tuaj financiare dhe më lehtë do ta bëni këtë nëse nuk jetoni në një gjendje të merakosur tërë kohën.
- Bëni një ndryshim
Nëse keni vështirësi financiare, bëhet fjalë për një çekuilibër të gjendjes së të ardhurave Tuaja, gjendjen e shpenzimeve Tuaja ose një kombinim i të dyjave. Në qoftë se ju e dini se nuk fitoni mjaftueshëm të holla për të qenë në rrjedhë me shpenzimet tuaja të tanishme, vendosni se çfarë mund të bëni për të ndryshuar situatën. Në qoftë se mendoni se keni problem me shpenzimet, atëherë rishikojeni planin dhe buxhetin Tuaj, jepini përparësi shpenzimeve të cilat me të vërtetë janë më prioritare, dhe harroni blerjen impulsive.
- Kërkoni mbështetje financiare
Në situatat kur mungesa e burimeve financiare shkakton stresin Tuaj financiar, kërkoni mbështetje financiare nga një partner financiar i besueshëm.
Si një huadhënës i përgjegjshëm, ekipi i Tigos gjithmonë i vendos klientët në vendin e parë, prandaj në çdo kohë ofron mundësi për konsultime, këshilla ose mbështetje në sigurimin e fondeve që shpejt do të zgjidhin “stresin financiar”. Aplikimi është i shpejtë, i lehtë dhe i thjeshtë, si dhe përgjigja për aplikim merret për vetëm 30 sekonda. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, paratë mund të jenë në llogarinë Tuaj madje në të njëjtën ditë, ose mund t’i merrni të hollat në dorë në njërën nga filialet tona menjëherë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të aplikoni onlajn ose të vizitoni një nga filialet tona.
Nëse jeni një klient i ri i Tigos - dëgjoni mirë! Kredia e parë me shlyerje në kohë të duhur dhe në mënyrë të njëhershme për 30 ditë është falas, d.m.th ka 0% interes dhe 0% shpenzime. Thjesht, sa do të merrni, aq do të ktheni. Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për të gjithë ata që kanë nevojë për shuma të vogla dhe ato mund t’i kthejnë në një afat të shpejtë kohor.