Tigo për barazinë gjinore – Urime 8 Marsi!

 

Gloria Shtajnem, një feminist, gazetare dhe aktiviste– e luftës së grave për barazi gjinore e njohur botërisht, ka thënë: “Historia e luftës së grave për barazi nuk i takon asnjë feministi, as ndonjë organizate, por përpjekjeve kolektive të gjithë atyre që kujdesen për të drejtat e njeriut.”

Me këtë rast, për shkak të luftës njëshekullore të grave për barazi, bota tradicionalisht feston 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku festohen të arriturat e grave në fushën politike, ekonomike dhe sociale, festohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e të gjitha grave – pa bërë dallim etnik, racor, religjioz ose kombëtar të gruas.

Caption

 

 

Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të festojmë të arriturat e grave në shoqëri. Por, për fillim, të flasim për ngritjen e vetëdijesimit kundër arbitraritetit, ndër të tjera, i shprehur përmes pabarazisë gjinore në tregun e punës.

Për fat të keq, në vendin tonë (por, edhe në botë) pabarazi gjinore ka – gruaja nuk është mjaftueshëm aktive në tregun e punës dhe ka gjithashtu dallime në paga në krahasim me burrat.

Tigo i kushton një vëmendje të veçantë dhe në mënyrë aktive angazhohet për të ndikuar në zvogëlimin e dallimeve në raportin mes “burrave ndaj grave” në tregun e punës, por në nivelin e Kompanisë.

Në Tigo ne kuptojmë se një botë e barabartë është një botë funksionale. Dhe për të mos qenë vetëm fjalë boshe, qasjen tonë aktive ndaj mbështetjes së grave në punë në mënyrë statistikore do ta dëshmojmë edhe me numra.

A e keni ditur se:

Gratë në pozitat udhëheqëse menaxheriale përmbushin madje 83%, në krahasim me burrat e kategorisë së njëjtë që përfshijnë 17% të numrit të përgjithshëm të pozitave menaxheriale në Kompani.

  1. Nga numri i përgjithshëm i punonjësve në Tigo, 73% janë gra, ndërsa 27,7% janë burra.
  2. 72% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Seksionin e Kujdesit të Përdoruesve janë gra.
  3. 82% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Seksionin e Mbledhjes së Borxheve në TIGO janë gra.
  4. Nga numri i përgjithshëm i punonjësve që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët në filiale, 75.5 % janë gra.
  5. Nga numri i përgjithshëm i punonjësve në Seksionin e Shitjes, 50% janë gra.

Ne nuk njohim gjini, ne njohim kompetenca. Angazhimi ynë si kompani për barazi gjinore në kontekstin shoqëror le të jetë nxitje për të ndikuar në zvogëlimin e dallimeve njerëzore në shoqëri, të cilat ndër të tjera paraqiten gjithashtu në formën e diskriminimit gjinor në tregun e punës.

Vëmendja, dashuria, mbështetja dhe respekti ndaj njerëzve duhet të bëhet një shprehi – dhe jo një dhuratë që u dhurohet grave në jetët tona me rastin e 8 Marsit.

Prandaj, le ta festojmë barazinë gjinore çdo ditë, duke bërë gjithçka në fuqinë tonë për të bërë një ndryshim pozitiv në shoqërinë në tërësi, në organizatën e punës ose në shtëpi.

Për arsye se ndryshimi i vërtetë fillon me hapa të vegjël, por të rëndësishëm.

Urime 8 Marsi!

 

 

Apliko për kredi të shpejtë nga 2.000  deri 80.000 denarë, lehtë, shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim. Nëse aplikoni për një kredi onlajn, Ju mund të zgjidhni nëse doni të merrni paratë në llogari transaksioni ose në KESH në dorë në filialin e Tigo-s që është më afër Jush.

Për më tepër, kredia e parë e shpejtë deri 26.000 denarë është me 0% shpenzime, ose sa merrni, aq ktheni! Gjithashtu, keni opsionin për të kthyer kreditë e shpejta të Juaja në shlyerje të vogla mujore, deri 24 muaj!

APLIKO KËTU ose në filialin më të afërt të Tigo-s dhe merr aprovimin e kredisë për 30 sekonda. Për më tepër informacion në lidhje me shlyerjen e kredisë, lajmërohuni në 13 700.

 

Informacioni i përfshirë në këtë blog mund të jetë i vjetëruar dhe informacioni mund të mos jetë i azhuruar.

Related articles

Kthehu