U ndanë shpërblimet e lojës shpërblyese të Tigo Fajnans “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin”

Më 4 gusht të këtij viti, Tigo Fajnans tërhoqi me short dhjetë fituesit me fat të lojës shpërblyese “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin”, të cilët disa ditë pas shortit i morën shpërblimet e tyre të vlefshme.

Katër fituesit me fat fituan nga një orë smart Huawei SmartWatch GT 2e, tre fitues fituan nga një trotinet elektrik HAMACHI ET 800, dy veta kompjuterë laptop Notebook Asus VivoBook, dhe një klient i Tigo-s u shpërblye me shpërblimin kryesor – telefon celular iPhone 12.

Tërheqja e shortit u realizua në selinë e Tigo Fajnans me tërheqje automatike nga baza e të dhënave të pjesëmarrësve të lojës shpërblyese dhe u emitua drejtpërdrejt në  faqen e Fejsbukut të Kompanisë, dhe për rregullshmërinë e gjithë procesit, në përputhje me rregullat, përgjegjës ishte një komision tre anëtarësh.

Fituesit me fat shprehën falënderimin e tyre për shpërblimet e fituara, por edhe kënaqësinë nga shërbimet e Tigo Fajnans, me një theks të veçantë në kushtet e volitshme, shpejtësinë e miratimit dhe marrjes së mjeteve financiare dhe qasshmërinë e filialeve anekënd vendit.

Rezultatet e lojës shpërblyes dhe fituesit e shpërblimeve u shpallën në ueb-faqen e Tigo Fajnans.

Si kujtesë, në lojën shpërblyese “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin” të drejtë pjesëmarrjeje kishin të gjithë klientët e Tigo Fajnans, të cilët në periudhën nga 3 qershori deri më 31 korrik të vitit 2021 kanë lidhur Kontratë të limitit të kredisë ose Aneks të një Kontrate ekzistuese të limitit të kredisë me Tigo Fajnans dhe të cilët kanë kërkuar dhe atyre u është miratuar pagesa e një shume të caktuar të kredisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një kredi me shlyerje të njëhershme ose të shumëfishtë, në suazat e limitit të kredisë së miratuar

Related articles

Kthehu