Vedran këshillon: 10 shenja që ju tregojnë se dini të menaxhoni buxhetin tuaj me mençuri

Secili nga ne beson se me sukses menaxhon financat dhe buxhetin e tij. Fundja, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ndjenja të jesh i sigurt financiarisht.

Por, si të mësojmë se me të vërtetë jemi duke menaxhuar mirë paratë tona?

A shqetësoheni kur paraqitet fjala “buxhet” apo jeni të kënaqur me gjendjen rrjedhëse financiare? A jeni të brengosur për shkak se ngecni me llogaritë ose me kënaqësi e prisni udhëtimin e radhës për të cilin paraprakisht jeni përkujdesur që të jetë i paguar plotësisht? A keni më shumë borxhe apo rregullisht i mbuloni ato? A voziteni në një veturë të vjetër dhe të pasigurt për shkak se nuk mund t’ia lejoni vetes riparimet?

Nëse jeni të kënaqur se ku jeni momentalisht financiarisht, atëherë duhet të bëni diçka në mënyrën e duhur. Menaxhimi i parave duhet të shikohet në mënyrë holistike, dhe në teori dhe praktikë disa faktorë që mund të konsiderohen si shenja të menaxhimit të suksesshëm të parave.

Tigo Fajnans, si një kreditor përgjegjës, anëtar i Asociacionit të Shoqatave Financiare dhe një kompani që vepron në drejtim të kreditimit dhe menaxhimit të arsyeshëm të financave personale, ju ndan disa shenja se jeni të suksesshëm në menaxhimin e financave tuaja personale.

  1. Kujdeseni të keni të ardhura të vazhdueshme – Keni më shumë se një burim të të ardhurave për shkak se e dini sa mund të ndikojë negativisht në jetën tuaj paparashikueshmëria e punës. Të ardhurat shtesë janë të rëndësishme për ju, prandaj investoni kohë dhe para në aktivitete të biznesit të cilat sjellin më shumë para përveç përfitimit të rregull
  2. Keni një strategji afatshkurtër dhe afatgjatë financiare – Ju e dini prej nga vijnë, por akoma më e rëndësishme është se ju e dini ku shkojnë mjetet tuaja financiare. Parashtroni qëllime afatshkurtra dhe afatgjate të cilat ju ndihmojnë për të parashikuar më mirë mjetet financiare për të ardhmen e afërt, por edhe për atë të largët. Ju e dini ku doni të jeni në 1, 2, 5, 10 dhe 20 vitet e ardhshme dhe i planifikoni me plan mjetet Tuaja financiare.
  3. Gjithmonë e dini sa shpenzoni – Ju i ndiqni shpenzimet për të ditur saktësisht ku shkojnë paratë tuaja të fituara. Jeni të vetëdijshëm për shprehitë e juaja të shpenzimit, që do të thotë se keni një plan të shpenzimit dhe saktësisht e dini ku shkojnë paratë tuaja çdo ditë, javë, muaj dhe vit.
  4. Mund të paguani faturat dhe detyrimet në kohën e duhur çdo muaj – Plani juaj financiar nënkupton se pothuaj asnjëherë nuk jeni në borxhe të ngecura kur bëhet fjalë për detyrimet tuaja financiare. Faturat tuaja gjithmonë i paguani me kohë.
  5. Kurseni me mençuri – Shkathtësitë e Juaja të buxhetimit ju mundësojnë të “ndani” para anash çdo muaj. Për arsye se dini si të ndiqni shpenzimet e juaja, dini si t’i optimizoni për të kursyer para. Kurseni me mençuri, duke mos sakrifikuar gjërat që ju sjellin gëzim dhe vlerë në jetën tuaj. Ju nuk mbylleni në shtëpi nga frika e shpenzimit të shumë parave kur dilni me miq, por gjeni mënyra kreative për të balancuar zgjidhjet tuaja financiare me nevojat tuaja të ndërlikuara.
  6. Keni një fond të rasteve urgjente – Posedoni një fond të mjeteve financiare për raste urgjente. Keni kursyer para që do t’ju mundësojnë të kaloni një periudhë prej rreth 3 muajsh me këto para. Edhe pse këto janë skenarë për të cilët nuk duam shumë të mendojmë, megjithatë disa situata mund të na shkaktojnë një goditje të papritur financiare nëse nuk jemi të përgatitur për to. Por, nëse në mënyrë efikase menaxhoni paratë tuaja, tanimë jeni të mbrojtur nga rastet urgjente për “ditët me shi”.
  7. Vazhdimisht punoni në përmirësimin e njohurive tuaja financiare – Ndoshta arsimi formal nuk ju ka mësuar shumë për menaxhimin e financave personale, por ju vazhdimisht ndërmerrni iniciative të vetë-arsimimit. Blogjet, librat, trendët, mësimet e internetit – gjithçka është në shfletuesin tuaj dhe vazhdimisht arsimoheni për të menaxhuar sa më mirë financat e juaja. E dini se nuk mundeni të mbështeteni në ndonjë tjetër përveç se në veten tuaj për të qenë të pavarur financiarisht.
  8. Investoni – Pa marrë parasysh nëse jeni në marrëdhënie pune, vazhdimisht investoni resurse dhe mjete financiare në aktivitetet të cilat ju e dini se do t’ju sigurojnë të ardhura shtesë në të ardhmen, siç janë investimet në patundshmëri, aksione ose të mësuarit e shkathtësive të reja.
  9. Mund të blini çfarë të doni – Ju jeni aq të mirë në menaxhimin e parave tuaja sa që gjithmonë keni para anash për t’i shpenzuar për veten tuaj dhe për njerëzit për të cilët kujdeseni. Hapja e raporteve tuaja të financimit nuk ju shkakton stres.
  10. Pensionimi nuk ju frikëson – Ju e dini se jeni të mirë në menaxhimin e parave tuaja kur jeni të vetëdijshëm se paratë e pensionit nuk do të jenë të mjaftueshme kur do të shkoni në pension, prandaj keni kursime të mjaftueshme për periudhën e pensionimit.

Menaxhimi efikas i parave tuaja do të bëjë që jeta të rrjedhë shumë më thjeshtë dhe përfundimisht, me më pak stres. Prandaj, ndërmerrni hapat e parë në hartëzimin e strategjisë suaj personale, duke pasur parasysh se do të mund të menaxhoni financat më mirë se më parë.

Tigo Fajnas gjithmonë qëndron në dispozicion për nevojat e juaja financiare, dhe në shërbimet tona, mund të keni qasje onlajn ose në një nga filialet tona në të gjithë vendin, dhe aplikimi në të dyja vendet është po aq i shpejtë dhe i thjeshtë – përgjigja për aplikimin merret për 30 sekonda, dhe pagesa me para në dorë kryhet për vetëm 10 minuta.

Related articles

Kthehu