Vedran këshillon: “IFJB, çfarë do të thotë kjo?”

Për fillim, të definojmë se çfarë përfaqësojnë në fakt institucionet financiare...

Ato janë subjekte që marrin pjesë në tregun financiar dhe ndërmjetësojnë në ofertën dhe kërkesën e resurseve financiare.

Ekzistojnë një numër i madh institucionesh në tregun financiar, të cilat zhvillohen paralelisht me zhvillimin e tij. Disa prej tyre u paraqitën më herët, si për shembull bankat dhe kursimoret, dhe disa më vonë, siç janë kompanitë e sigurimit, fondet e investimit, fondet e pensionit, kompanitë financiare dhe institucione të tjera financiare jo bankare, me qëllimin kryesor – të përparojnë punën e tregut financiar.

Institucionet financiare jo bankare janë relativisht një biznes i ri, të formuara, siç thamë, për të plotësuar punën e sistemit tradicional financiar. Sipas definicionit të tyre, ato përfaqësojnë çdo institucion financiar jo bankar që përdor platformë teknologjike për të huazuar para, shpesh duke implementuar të dhëna alternative dhe analitike, ose çdo kompani që ka si veprimtari parësore sigurimin e të dhënave dhe të dhënave analitike për kreditorët onlajn ose investitorët në kreditë onlajn.

Në vendin tonë, IFJB janë të përfaqësuara nga ana e shoqatave financiare, siç është Tigo Fajnans, dhe pikërisht IFJB në vendin tonë janë motori kryesor i industrisë Fintech.

Related articles

Kthehu