Vedran këshillon: “Për fillim, ejani të shohim çfarë në fakt do të thotë Fintek?”

Termi “Fintek (Fintech)” përdoret për të përshkruar shërbimet e reja të cilat duke përdorur teknologji të përparuar dhe të inovacionit, përmirësojnë dhe automatizojnë ofrimin dhe përdorimin e shërbimeve financiare dhe janë një konkurrent serioz i metodave financiare tradicionale në ofrimin e shërbimeve financiare. Por më konkretisht, kompanitë Fintech, përfaqësojnë kompanitë të cilat përdorin procese teknologjike të inovacionit në sektorin e shërbimeve financiare. Ato përdorin një softuer të përparuar, strategji marketingu dhe mjete dhe teknologji të ndryshme “online” duke afruar kështu shërbimet bankare dhe financiare tek klientët dhe duke i bërë më të qasshme. Së këtejmi mund të përfundojmë se Fintech janë kompanitë të cilat përdorin internetin dhe teknologjitë celulare të inovacionit si bazë e produkteve bankare siç janë kreditimi, pagesa, tregtimi me deviza e të ngjashme.

Industria Fintek përfshin fusha të ndryshme, ndër të cilat janë transaksionet digjitale, kreditimi, operacionet bankare të investimit, financimet personale, B2B, InsurTech, RegTeg. Për momentin, në vendin tonë me sukses funksionojnë disa kompani Fintek të cilat janë fokusuar në pjesën e mikro-kreditimit të personave fizikë.

Por ejani të shohim se çfarë përfaqëson kreditimi. Për shembull shoqatat financiare, edhe këtu, zgjidhjet teknologjike pasqyrohen më fortë në vlerësimin e aftësisë kreditore të klientëve. Janë zhvilluar algoritme të ndërlikuara dhe modele të dhënies së pikëve, duke kombinuar disa faktorë që mundësojnë analizimin e sjelljes së klientëve dhe mundësinë e tyre për të shlyer në kohën e duhur kredinë. Janë investuar resurse të konsiderueshme në zgjidhjet teknologjike për shërbimet e klientëve në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë, i rehatshëm, i kuptueshëm dhe i thjeshtë.

Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin e suksesshëm të Industrisë Fintek në botë?

Paralelisht me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë së internetit po ndryshojnë dhe shprehitë e konsumatorëve. Sot, konsumatorët gjithnjë e më shumë po vendosin për të blerë onlajn, dhe nga ky trend nuk bën përjashtim as tregu i shërbimeve financiare. Sot, tregu i shërbimeve financiare shënon një kërkesë për një qasje plotësisht të re, për shkak se konsumatorët presin produkte të thjeshta dhe të lehta për përdorim, se sa orë të panevojshme të kaluara në institucione, duke plotësuar një grumbull dokumentesh. E gjithë kjo në mënyrë të pashmangshme detyron tregun e shërbimeve financiare që të transformohet në drejtim të lehtësimit të shërbimeve, duke i bërë ato më të qasshme dhe më të shpejta për klientët e tij.

Ndoshta faktori kryesor që ka ndikuar në zhvillimin e shërbimeve financiare jo bankare është përparimi teknologjik. Avantazhi i ofruesve të shërbimeve jo bankare qëndron në zgjidhjet e tyre të përparuara teknologjike që i bën veçanërisht të shpejtë, efikasë dhe të azhurnuar. Gjithashtu, kultura dhe qëndrimi i tyre i kompanisë i përngjan asaj të kompanive start-up, të cilat në fokus kanë sigurimin e shërbimeve efikase dhe përvojës së shkëlqyer të klientëve, në krahasim me korporatat globale që shpesh rrotullohen rreth procedurave të vështira burokratike.

Një aspekt tjetër që ka ndikuar në zhvillimin e shërbimeve financiare jo bankare është qasshmëria në internet. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së bazuar në internet ndryshoi plotësisht shprehitë e konsumatorëve të cilët në pjesën më të madhe të ditës janë onlajn. Sot, konsumatorët gjithnjë e më shumë po vendosin të blejnë onlajn, dhe nga ky trend nuk bën përjashtim as tregu i shërbimeve financiare. Pse? Për shkak se teknologjia e bazuar në internet ju jep liri për të zgjedhur vetë kur, ku dhe si do të përdorni shërbimet bankare. Sot, tregu i shërbimeve financiare shënon kërkesë për një qasje plotësisht të re, për shkak se konsumatorët presin produkte të thjeshta dhe të lehta për përdorim. Kjo pashmangshëm detyron tregun e shërbimeve financiare për të zhvilluar punën bankare digjitale.

Për më shumë informacione në lidhje me produktet dhe shërbimet e Tigos, na kërkoni përmes Qendrës së Kujdesit të Klientëve në 13 700 ose përdorni kanalet digjitale të komunikimit, si ueb-faqen tonë www.tigo.mk dhe faqen tonë të Fejsbukut për të ndjekur njoftimet dhe informacionet më të reja dhe për të filluar një bisedë me asistentin tonë të automatizuar Tigo Bot.

Related articles

Kthehu