Viti akademik fillon së shpejti. A jeni gati?
Vendimi për të marrë një arsimim të lartë është me të vërtetë i madh dhe i rëndësishëm. Regjistrimi në fakultet, studimet e magjistraturës ose të doktoratës, në kohën e sotme është ambicie e shumë të rinjve, por, nganjëherë, shpenzimet e studimit mund të jenë pengesë në realizimin e planeve të hartuara dhe streseve si për studentët, ashtu edhe për prindërit. Përveç shpenzimeve të shkollimit, fillimi i vitit të ri akademik nënkupton ndarjen e mjeteve financiare shtesë për libra, literaturë profesionale, akomodim, gardërobë të re, transport, dhe për të gjithë studentët e rinj shumë shpesh, kjo do të thotë fillim i një jete të re të pavarur.
Prandaj, këtu është Tigo për të siguruar një mbështetje përkatëse për mendjet e reja në vend, për të cilët, sigurimi i financave të nevojshme për jetën studentore përfaqësojnë vështirësi. Mundësia për të aplikuar për kredi studentore në Tigo kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë që kanë mbushur 18 vjet, vetëm me letërnjoftim ose pasaportë, pa asnjë dokumentacion shtesë dhe pa garantues. Aplikimi për kredi nga 2.000 deri në 80.000 denarë është në dispozicion onlajn në www.tigo.mk ose në ndonjë nga 29 filialet e Tigos, nëpër gjithë vendin me kushte plotësisht transparente dhe të volitshme.
Paratë merren menjëherë në kesh në filialet e Tigo-s apo në llogari të transaksionit, dhe shlyerja klienti mund të zgjedhë që të jetë në mënyrën dhe me dinamikën që i përgjigjet atij më të shumti, gjegjësisht me shlyerje të njëhershme deri në 30 ditë, ose me shlyerje të vogla të shumëfishta mujore në 3, 6, 12, 18 apo 24 muaj.
Për të gjithë studentët e rinj një super përfitim që e ofron Tigo është ajo që kredia e parë me shlyerje të njëhershme deri në 30 ditë është plotësisht FALAS, më saktësisht me 0% kamatë, 0% shpenzime dhe 0% SHSHP. Ndërsa për të gjithë klientët e rinj që do të zgjedhin opsionin e kredisë me shlyerje të shumëfishta deri 24 muaj, Tigo prezantoi një ofertë të re unike me të cilën shlyerja e parë mujore është pa kamatë, pa provizione dhe PA ASNJË SHPENZIM dhe për të paguhet vetëm shuma mujore e kapitalit.
Për më shumë informacione lidhur me kredinë studentore dhe përfitimet që i ofron Tigo, në dispozicion është Qendra e Kontaktit e Tigo-s në numrin e telefonit 13 700 dhe gjithsesi ekspertët e kreditimit në filialet në gjithë vendin.
Me mbështetjen e Tigo-s, streset lidhur me sigurimin e mjeteve financiare për vitin e ri akademik zhduken, dhe studentëve u mbetet të përkushtohen në përparimin e tyre në arsim dhe pushtimin e majave të reja akademike!
Studentë, me lehtësi!